• |
ide | kryesore

Derbi i dyfishtë i Stankovic: “Conte, e lodh unë Milanin”

-Instant, Sport



Javë speciale për Dejan Stankoviç i cili do të përballet me Milanin me Crvena Zvezdën e tij para dhe pas derbit me Interin. Për serbin, që është një interist i përjetshëm, për dekadën e kaluar në zikaltër, do të jetë një sfidë e trefishtë: “Interi tani është zot i fatit të tij, shpresoj që Crvena Zvezda t’u japë atyre një Milan të lodhur”. Lavdërime ndërkohë për Antonio Conte dhe punën e bërë nga ish-juventini: “Ai është një djalë i fortë, i cili nuk i lë asgjë rastësisë. Më pëlqen”.

Serbi foli për La Gazzetta dello Sport edhe për atë që mendon për Milan, kundërshtarin e radhës, por një rival të përjetshëm: “Mënyra e tyre e drejtpërdrejtë e lojës dhe individualitete të caktuara është për tu vecuar. Jam duke menduar për Leaon, Rebic, Castillejo, Zlatan, Calhanoglu, Kessié i cili është një makinë lufte, por mbi të gjitha për Theon, aq vendimtar për ta, sa Maicon për ne në sezonin e Tripletës”.

Për përvojën e tij si trajner: “José, Mancio, Sinisa, Eriksson, Zaccheroni… Unë përpiqem të vjedh diçka nga të gjithë, por kopjimi i tyre është i pamundur: të gjithë duhet të kenë një identitet të saktë. Unë jam duke krijuar timin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *