• |
ide | kryesore

FOTO/ Vettel inatçori, u largua nga skuderia”fshin” të kaluarën: në shitje makinat e tij Ferrari

-Instant, Sport



Siç ndodh mes dy të dashuruarve kur ndahen, Sebastian Vettel ka zgjedhur të “fshijë” të kaluarën, që do të thotë të fshijë Ferrarin. Piloti gjerman, në fakt, ka nxjerrë në shitje pesë vetura të shtëpisë Maranello, që janë pjesë e koleksionit të tij. Njoftimi u shfaq në mediat sociale të kompanisë së Tom Hartley Junior që merret vetëm me super makinat.

Seb, i cili u transferua tek Aston Martin, zgjodhi të zbrazë garazhet e të eleminojë makinat Ferrari: LaFerrari 2016, me vetëm 490 km, Ferrari Enzo 2004, dhe një F50 1996. Gjithashtu, në treg është nxjerrë edhe F12tdf e 2016 dhe një Ferrari 458 Speciale, prodhuar në 2015. Janë shitur menjëherë LaFerrari dhe F50 që kanë marrë një vlerë të veçantë duke parë se cili ishte pronari.

Vette, gjithashtu, ka vendosur të shesë edhe një Mercedes-Benz SL65 AMG ‘Black Series’ 2009, një Mercedes-Benz SLS AMG Gullwing të vitit 2010 dhe një BMW Z8 të vitit 2002.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *