• |
ide | kryesore

Mali i Zi nuk uron Kosovën për Pavarësinë/ Nik Gjeloshaj zemëron serbët në Tuz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj është bërë serish protagonist në Mal të Zi dhe në Serbi.
Sot, ai uroi Kosovën per shpalljen e Pavarësisë teksa theksoi se po feston Republika e dyte Shqiptare :

“Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë. Kjo është festë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi!”

Në mbrëmje, pasi mungoi urimi i qeverise malazeze ndaj Kosovës, Nik Gjeloshaj u bë protagonist teksa në godinën e Komunës se Tuzit u shfaqen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në faqen e tij zyrtare Gjeloshaj thumboi kryeministrin malazez dhe qeverinë ku shkruan: “Përshëndetje nga Komuna e Tuzit për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapić!!”

Pas këtij statusi, mediat serbe dhe ato malazeze shpërthyen në akuza duke e quajtur një provokim të turpshëm dhe skandaloz të kryetari të Tuzit. Kujtojmë që në Malin e Zi tashmë qeveris një parti pro-serbe dhe pse pjesë e saj është edhe forca e një shqiptari si Dritan Abazovic. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *