• |
ide | kryesore

Misteri/ Shfaqet në publik pas 1 viti gruaja e Kim Jong-un (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Bashkëshortja e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yong-Un është rishfaqur në publik pas një viti mungesë, duke i dhënë fund spekulimeve për problemet me shëndetin për shkak të koronavirusit apo një shtatzënie të mundshme.

Ri Sol Ju u shfaq në krah të bashkëshortit të saj në një koncert, në përkujtim të ditëlindjes së Kim Jong Il, babait të Kim Jong-Un. Ditëlindja e Kim Jong-Il është një nga festat më të rëndësishme në Korenë e Veriut, e njohur ndryshe me emrin “Dita e Yllit Ndriçues”.

Në fotot e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve koreano-veriore shihet se asnjë prej të ftuarve në ceremoni nuk mban maskë.

Gruaja e Kim Jong un u pa për herë të fundit në publik në janar të vitit të kaluar në një ngjarje për festën e Vitit të Ri Hënor. Mungesa e saj që nga ajo kohë ka shkaktuar spekulime mbi shëndetin e saj dhe një shtatzëni të mundshme.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i Koresë së Jugut u tha ligjvënësve të vendit të Martën se Ri duket se kishte qëndruar larg aktiviteteve të jashtme për të hequr dorë nga infeksionet e koronavirusit.

NIS beson se Ri dhe Kim kanë tre fëmijë, por pak dihet publikisht për ta.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ndonjë rast COVID-19, por NIS ka thënë se një shpërthim nuk mund të përjashtohet pasi vendi kishte shkëmbime aktive me Kinën, ku u shfaq virusi për herë të parë, para se të mbyllte kufirin në fillim të vitit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *