• |
ide | kryesore

Mori topin në shtëpinë e Messit: “Donim të fitonim në Camp Nou dhe e bëmë me stil”

-Instant, Sport



Një mbrëmje historike për Mbappé. Futbollisti francez dominoi skenën në Camp Nou dhe mori me zhurmën e tre golave trashëgiminë e Messit në shtëpinë e Pleshtit. Një natë që ka aromën e dorëzimit të stafetave. Francezi është lojtari i dytë në histori që shënoi një tregolësh në Camp Nou pas Andriy Shevchenkos.

Mbappè, megjithatë, nuk duket euforik, nuk shfaq asnjë ekzaltim, por një vetëdije të madhe për mundësitë e tij. “Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne jemi shumë të lumtur, donim të vinim këtu për të fituar dhe e bëmë atë me stil. Tani le të kthehemi të përqendrohemi në qëllimet tona në kampionat. Nuk na lejohen gabime në Ligue 1. Kjo ishte një ndeshje madhështore, por nuk kemi fituar asgjë akoma”.

Mbappè mori topin në shtëpi, në pritje të atij… të Artë, duke entuziazmuar zemrat e tifozëve të PSG-së. “Jam i lumtur që shënova, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën për PSG, një fanellë që kam në zemër. Jo gjithmonë kemi qenë në gjendje të luanim futbollin që dëshironim, por sot arritëm të shprehemi në mënyrën më të mirë”. Dora e Pochettino fillon të duket. “Pochettino ka bërë një punë të mrekullueshme që kur arriti, duke vazhduar në rrugën e Tuchel, që na bëri të luajmë një finale. Në fillim të sezonit kemi pasur disa probleme të përgatitjes, midis periudhës së vogël të pushimit dhe pastaj covidi. Nuk dua të justifikohem, por kështu shkoi. Tani jemi rritur fizikisht ende nuk jemi në formën më të mirë , por do të jemi së shpejti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *