• |
ide | kryesore

Në kërkim nga policia dhe i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 36-vjeçari

Arkiva, Lajme



Një i dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni” është arrestuar nga policia e Tiranës.

Burime zyrtare bënë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *