• |
ide | kryesore

“Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik”: Fonseca fshin dyshimet e paralajmëron Bragën

-Instant, Sport



“Nuk e kam ndjerë asnjëherë në rrezik pozicionin tim të trajnerit tek Roma”. Paulo Fonseka fshin cdo aludim për një larg nga kryeqyteti italian, në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive portugeze “O’Jogo”, e cila është publikuar në prag të ndeshjes me Bragën për Europa Ligë. Roma e tij luan të enjten në mbrëmje ndeshjen e parë të raundit të 1/32 të finaleve të Europa Ligë, ndërsa në orën 18:55 do të jetë përballë Bragës në fushën e kësaj të fundit.

Një ndeshje jo fort e lehtë për Paulo Fonsekën, i cili e ka drejtuar kohë më parë skuadrën portugeze. Roma vjen nga fitorja ndaj Udinezes në kampionat, 3-0, ndërsa renditet e treta me 43 pikë. Tekniku portugez do të ketë një ndeshje sentimentale, por në anën tjetër është i detyruar të shpjegojë një zgjedhje të tij, që është sentimentale për tifozët – rastin Dzeko: “Tanimë është gjithçka e sqaruar dhe e zgjidhur”. Më pas ka pasur hapësira dhe për objektivat e verdhekuqve: “Jemi të tretët në klasifikim dhe shumë fillimisht na shihnin në vendin e gjashtë, apo të shtatë në renditje. Jemi duke luajtur mirë, jemi të motivuar dhe objektivi është kthimi në Ligën e Kampioneve, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në Serinë A ka shumë skuadra të forta”.

Në fund një batutë për Bragën, që Fonseka e ka stërvitur në sezonin 2015-2016: “Ka një trajner të madh dhe luan një futboll që më pëlqen shumë. Është një skuadër sulmuese së cilës i pëlqen shumë ta ketë topin në zotërim. Nuk kam dyshime dhe ia kam thënë të gjithëve: do të jetë një sfidë shumë e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *