• |
ide | kryesore

Përndiqte dhe shantazhonte të miturën, arrestohet 22-vjeçari në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri 22-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme nga blutë e Kukësit pasi ishte denoncuar ne faqen zyrtare të policisë Kukës për përndjekjen e një të miture. Lajmi është konfirmuar nga policia, bën me dije se është arrestuar në flagrancë 22-vjeçari i identifikuar me iniciale A. K. 22-vjeçari akuzohet për veprën penale “Përndjekje”. Nga njoftimi thuhet se 22-vjeçari përndiqte një 16-vjeçare në rrugë teksa e shantazhonte gjithashtu edhe në rrjetet sociale.

“U denoncua në faqen zyrtare të DVP Kukës, për përndjekje, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 22-vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nga një shtetase e mitur që denonconte një 22-vjeçar për përndjekje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *