• |
ide | kryesore

Tentuan të kalojnë lumin dhe i mori rryma, polumbarët nxjerrin trupat e elektriçistëve (FOTO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj janë dy elektriçistët që humbën jetën mesnatën e Gjirokastrës pasi automjeti i tyre u rrëzua në lumin Drin. Dy punonjësit e OSHEE në rajonin Gjirokastër, ishin duke inspektuar pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Në momentin që dy elektriçistët janë përpjekur të kalojnë lumin janë marrë nga rrjedha.

Punonjësit e OSHEE s’kanë mundur dot të dalin. Pas disa orë kërkimesh polumbarët e RENEA-s kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *