• |
ide | kryesore

Tiranë/ Grabitet gjatë natës banesa e të moshuarës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës një shumë parash në banesën e një të moshuarës N. Ç,.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Keta”, në kryeqytet. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *