• |
ide | kryesore

Vaksinimi i gjithë shqiptarëve, Rama: Aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi Shqipëria nisi me Shkodrën vaksinimin e më të moshuarve kundër koronavirusit, kryeministri Edi Rama i përgjigjet skeptikëve të këtij procesi, por edhe kritikëve të Rindërtimit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shprehet i sigurt se “do t’ia dalim”.

Pavarësisht vështirësive që po hasin edhe vende të tjera të botës me vonesa apo mungesa dozash të vaksinës anti Covid, Rama shkruan se “duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po”.

POSTIMI I PLOTE

Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë??

Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po❤️



5 Comments

  1. Sa vaksina jane bere deri tani (shkurt) pa leri demagogjite!? Ti mund ti sigurosh edhe ne 2024 po deri tani jane bere 3 mije doza (4 pallate)..

  2. Po ky deshtaku kujton se ne nuk shikojme cfare bejne vendet e tjera.Kosova qe ti do e ndihmoje me vaksina i siguroi 2 milion vaksina, Maqedonia e ka bere me aplikim on line dhe vaksinohen me qindra vete ne dite, Serbia ka vaksinuar 10% te popullsise dhe ecen me ritme te shpejta.Deshtaku as 10000 cope nuk i ka siguruar, ne cfare pjese te Shkodres ishe ne ate me uje apo ne ate pa uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *