• |
ide | kryesore

Vendimi/ Grushtat në Ballsh marrin dënimin e Disiplinës: dyfishohet penaliteti i parashikuar në rregullore

-Instant, F1, Sport, Video



Për Kylian Nwabueze dhe Xhoi Carkanjin dënimi ishte i pritshëm, edhe pse dy lojtarët shpresonin tia hidhnin më lehtë se sa verdikti i dalë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. 10 ndeshje pezullim për Nwabueze, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS. Në nenin 47 të rregullores së FSHF në lidhje me sjelljen e keqe ndaj kundërshtarit apo cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes, pika E parashikon të paktën 5 ndeshje skualifikim për sulm ose dhunë (goditje me grusht, bërryl, ose shkelm) ndaj kundërshtarëve ose cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes. Të njëjtin dënim mori edhe lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve. Shpëton pjesa tjetër e lojtarëve të Bylis që goditën amerikanin gjatë sherrit që shpërtheu pas gjestit anti-sportiv të numrit 9 të Lacit, gjatë ndeshjes në Ballsh, të përfunduar më pas me 10 lojtarë dhe 0-1 për kurbinasit.

Gjithcka ndodhi në minutën e 60 të sfidës në Adush Muca, kur amerikani i bardhezinjve i dha një goditje me bërryl, pa top, mbrojtësit në markaturë. Karton i kuq për të nga arbitri Lato, por sherri nisi kur Nuabueze shkoi dhe goditi për herë të dytë kundërshtarin përtokë, në prezencë të lojtarëve të Bylis që po interesoheshin për gjendjen e shokut të tyre. Aty, Carkanji e të tjerë lojtarë të Bylis nisën gjuetinë për numrin 9 që goditi me grushta e shkelma këdo që i afrohej. Përfundoi i gjakosur ndihmës trajneri i Bylis Bekim Kuli, që rrëshkiti në tentativë për të ndarë palët që grindeshin dhe e pa veten nën turmën që shkëmbente goditje.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 17.02.2021

1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *