• |
ide | kryesore

Video/ Juventus humbet në Oporto, Ronaldo tërbohet për penalltinë e padhënë në fund: Haaland jep spektakël në Sevilla

-Instant, F1, Sport, Video



Befasi, emocione e spektakël në dy ndeshjet e mbrëmjes së 1/8 të Champions League. Juventus dështon në Oporto, ndërsa Borussia Dortmund e udhëhequr nga Haaland përjeton një mbrëmje të madhe. Në “Do Dragao”, skuadra e Pirlos humbet 2-1 me Porton e komplikon planet për kalimin e raundit. E kundërta ndodh me gjermanët që në Sevilla marrin një 2-3 shumë premtues për ndeshjen e kthimit.

PORTO 2-1 JUVENTUS
Juventus kishte fituar gjithnjë kundër Portos në precedentët europianë, por përballja e 1/8 të Champions në Dragao nuk nisi në mënyrën e duhur për bardhezinjtë, duke dhënë qartë se nuk ishte mbrëmja e tyre. Skuadra e Pirlos pësoi gol pas dy minutash lojë, ose më saktë 70 sekondash, pas një gabimi skandaloz të Bentancur, që i dorëzon topin Taremit që e dërgon në rrjetë, para se portieri të ndërhynte. Penalizohet edhe një herë Juve nga ndërtimi i aksioneve nga poshtë, me uruguajanin që tentoi ti kthente topin portierit, por ia dorëzoi Tarem, që natyrisht e ‘falenderoi’ si duhet. Kampionët e Italisë vuajtën shumë goditjen e marrë dhe rrezikuar të shkonin në disavantazh edhe më të thellë në dy mundësi të tjera të portugezëve. Zotërimi i topit shterpë nuk e bën të rrezikshëm formacionin e Pirlos, që sic duke ka probleme me fillimet, në transfertën e Dragaos. Bardhezinjtë bënë akoma më keq në rifillimin e lojës dhe Porto shënoi golin e dytë pas 40 sekondash, duke kapur të papërgatitur prapavijën torineze. Me dy gola në pasiv, rezultati për Pirlon u bë i rëndë, por edhe Marchesin portieri i Portos është në formë brilante: bllokoi cdo tentativë të Ronaldos, Moratas e Kulusevskit, përvec asaj të Chiesa në minutën e 82. Një gol që mund të flasë shumë në kthim e që erdhi përmes një aksioni fantastik të nisur nga Rabiot, që u fut në të majtë e shërbeu për Chiesa, i cili gjen këndin e pambuluar të portës, duke e lënë portierin të palëvizur. Në fund ka edhe një episod shumë të dyshimtë, me pengimin e Ronaldos brenda zonës, por arbitri e mbylli ndeshjen pa u konsultuar me VAR, duke tërbuar juventinët.



SEVILLA 2-3 BORUSSIA DORTMUND
Borussia Dortmund ka mposhtu Sevilla me rezultatin 2-3 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve duke hedhur një hap të rëndësishëm, nëse jo vendimtar, drejt kualifikimit. Andaluzianët kaluan të parët në epërsi me ish-lojtarin e Milanit Suso në minutën e 7-të, por pësuan rikthimin e fuqishëm të verdhezinjve me Dahoud në të 19-tën dhe dygolëshin e Haaland në minutat e 27-të dhe 43-të. Mahmoud Dahoud shënoi golin e tij të parë në Champions, me atë që ishte goditja e tij e 26 në kompeticion: 25 nga ato 26 përpjekje ishin nga jashtë zonës.
Me dygolëshin në Sanchez Pizjuan, Erling Haaland ka shënuar 10 gola në vetëm shtatë prezenca me Borussia Dortmund në Champions League; ai është tani lojtari më i shpejtë që ka realizuar 10 gola për një skuadër në kompeticion, duke thyer rekordin e Roy Makaay me Bayern Mynih (10 ndeshje, mes 2003 e 2004). Norvegjezi ka shënuar 18 gola në 13 prezenca në Champions League, duke i ndëshkuar të tetë kundërshtarët me të cilët është përballur në turne, ndërsa me fanellën e Dortmund gjërat kanë shkuar edhe më mirë, 41 gola në 42 ndeshje. Në pjesën e dytë shtyllë e Oscar në minutën e 74-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë de Jong shkurtoi diferencën duke i dhënë shpresë ekipit të Lopeteguit në funksion të ndeshjes së kthimit. Borussia Dortmund ka arritur kështu fitoren e dytë jashtë fushe kundër skuadrave spanjolle në Ligën e Kampionëve (3B, 7H), e para që kur mundi Atlético Madrid në 1996/97. Problem për gjermanët mund të jetë prapavija e brishtë. Dortmund nuk e ka mbajtur të paprekur portën në nëntë ndeshjet e fundit në transfertë në fazat e eliminimit të Champions League (herën e fundit ka ndodhur në prill 2013 kundër Málaga, 0-0).




\



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *