• |
ide | kryesore

Zgjedhjet, opozita kërkon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita e Bashkuar i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, ku kërkohet shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri me 30 prill 2021.

Me këtë letër Opozita e Bashkuar i kërkon ministrisë së Brendshme marrja e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, deri më 30 Prill 2021.

Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi ngrihet shqetësimi për konststimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.

“Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve”, – thuhet në letër.

Sipas letrës së opozitës pamundësia ekonomike dhe koha e shkurtër për të mundësuar paisjen me karta identiteti qytetarët shqiptarë që u ka skaduar mjeti i identifikimit që mundëson votimin në zgjedhjet e 25 prillit kërkohet marrja e masave të njëjta me ato të ndërmarra me ligjin nr. 11/2019, datë 05.03.2019 “Për një shtesë në Ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, ku për shkak të zgjedhjeve lokale u vendos shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Për shkak të natyrës urgjente ndërhyrja mund të bëhet me Akt Normativ, ku të parashikohet një dispozitë tranzitore në ligjin nr. 8952/2002, me përmbajtje si vijon: “Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 dhe që përfundojnë brenda datës 25 Prill 2021, zgjatet deri në datën 30 Prill 2021.”.

Sipas opozitës “kjo masë nuk duhet të ndalë nxitjen tonë të përbashkët për shtetasit shqiptarë që të bëjnë rinovimin e dokumenteve të tyre të identifikimit. Mirëpo për efekt të garantimit të të drejtës kushtetuese për të zgjedhur, shtyrja e afatit të vlefshmërisë është një masë proporcionale dhe e domosdoshme, që duhet të ndërmerret pa vonesa të metejshme në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote”, – thuhet në letrën drejtuar ministrit të Brendshëm.



3 Comments

  1. “Zoti Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike. Përvoja e tij është e jashtëzakonshme dhe është vënë gjithmonë në shërbim të demokracisë dhe të interesit të shqiptarëve”.

    Ky është vlerësimi që “politikani perëndimor” Lulzim Basha ka për njeriun politik të cilin, për shkak të sjelljes së tij vulgare, anadollake dhe kriminale, shumica e shqiptarëve e konsiderojnë, me të drejtë, si një bandit dhe regjimet e drejtuara prej tij bota perëndimore i cilësonte “regjim gangsterësh”, ndërsa personalitetin e tij kur drejtonte opozitën e etiketonte si “një ordiner i rrezikshëm”.

    Nuk do shumë mend për të kuptuar se togfjalëshi “ordiner i rrezikshëm” do të thotë kriminel që duhet burgosur për shkak të rrezikshmërisë që paraqet për shoqërinë. Mirëpo “shpëtimtari” ynë Lulzim Basha, duke pasur të njëjtin formim dhe moral si idhulli i tij politik, përpiqet të na e shesë ordinerin e rrezikshëm, Sali Berishën, si një pasuri kombëtare

  2. Rasti është historia më e dokumentuar korruptive e familjes Berisha tek “Klubi Partizani”. Nuk ka nevojë të jesh as ekspert, as prokuror, apo gjykatës, të kuptosh se si dhëndëri I Sali Berishës përdor firmën e vjehrrit, merr prona që nuk I takojnë, dhe brenda pronarëve, edhe një të tretën e gjithë pjesës për shkak të meritave që përdor pushtetin e vjehrit.

    Se çfarë do bëj SPAK me dosjen ngelet të shikohet, pasi tani e ka në dorë, por çfarë po bën shumica e shtypit shqiptar po shikohet.

    Asnjë fjalë!

    Asnjë TV, asnjë portal, asnjë gazetar personalisht, që është në influencën e opozitës, nuk e ka zënë në gojë. Dhe kjo hartë është goxha e zgjeruar në raport me pak gazeta dhe TV që po e përmendin. Kjo është një shenjë se shtypi që mbështet opozitën, është bërë një, me stlin e opozitës, që të mos flasi për korrupsionin e familjes Berisha me shpresë se fitorja e pushtetit do tua heq këtë telash dhe ai nuk do ndëshkohet.

  3. Tema ketu eshte te flasesh per shtyrjen e afatit te kartave te identitetit. Kerkesa eshte korrekte dhe me vend. Shqiptaret duhet te votojne dhe te aktualizojne rrotacionin e shumepritur. Qeveria nuk duhet te nxjerre pengesa ne kete drejtim.
    Te tjerat me durim . Flasin institucionet memece me sufler qeverine. Avazi eshte i gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *