• |
ide | kryesore

Biden dhe Natanyahu diskutojnë për “kërcënimet e Iranit”

-Instant, Lajme, Planet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, diskutuan përmes telefonit për “kërcënimet nga Irani”, pandeminë e COVID-19 si dhe çështje tjera, njoftoi zyra e Netanyahut.


Netanyahu është një nga udhëheqësit e fundit që pranoi një telefonatë nga Biden, që nga inaugurimi i tij më 20 janar. Kryeministri izraelit ka pasur lidhje të ngushta me administratën e mëparshme amerikane të ish-presidentit, Donald Trump.


Netanyahu po përballet me një sfidë të vështirë për rizgjedhjen e tij, pas zgjedhjeve të parlamentare të planifikuara të mbahen më 23 mars. Nga zyra e tij u tha se biseda një orëshe ishte “e ngrohtë dhe miqësore”.

“Ata theksuan lidhjet e tyre të gjata personale dhe u angazhuan për të punuar së bashku në forcimin e aleancës mes Izraelit dhe SHBA-së”, tha deklarata.

Të dy liderët kanë biseduar për “kërcënimin iranian” të zhvillimit të armëve bërthamore, si dhe mundësinë që Izraeli të arrijë më shumë marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve me kombet arabe.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Biden e kishte kritikuar vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

Netanyahu e kishte mbështetur fuqishëm veprimin e Trumpit, i cili përfshinte rivendosjen e sanksioneve shkatërruese ndaj Iranit, rivali kryesor i Izraelit në rajon./Rel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu