• |
ide | kryesore

Çështja Navalny/ BE nis procesin për sanksione të reja ndaj Rusisë

-Instant, F1, Lajme, Planet



Bashkimi Europian ka nisur procesin për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas dënimit të disidentit rus Alexei Navalny, sipas burimeve diplomatike.

“Një marrëveshje e përgjithshme politike për të zbatuar masa të reja kufizuese mund të vijë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të hënën”, tha një eurodiplomat.

Shtetet anëtare, që kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e kritikut të Kremlinit, do të ngarkojnë shërbimin diplomatik të Bllokut me hartimin e caqeve të mundshme për ngrirjen e pasurive ose ndalimet e udhëtimit.

Pasi i mbijetoi një helmimi me agjent nervor dhe u trajtua në Gjermani, Navalny u kthye në Rusi në mes të janarit, kur u arrestua menjëherë.

Që atëherë, ai është dënuar me burgim disavjeçar me akuzat e shkeljes së lirimit me kusht. Blloku tashmë ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *