• |
ide | kryesore

Denoncuan vdekjen e babait, por u proceduan nga policia, reagon ashpër Meta: E tmerrshme dhe çnjerëzore, nuk mund të tolerohet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas denoncimit me zë dhe figurë të dy motrave pasi babai i tyre humbi jetën në spitalin COVID1, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se kjo është një ngjarje tronditëse, duke u bazuar tek dëshmia e mbesave të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli. Duke u ndalur tek procedimi që policia ka nisur ndaj dy motrave, Meta thekson se; “Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.”. Sipas Metës, çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.

Reagimi i Metes

Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre.

Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik. Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.

Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.

Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë. Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur. Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie. Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date.



3 Comments

  1. “Nuk keni pare gje akoma”- ka thene doçi, eshte i vetmi premtim qe ka mbajtur,muti! Tani, ti o Meta, ne fillim hengre ngjala me te, por siç duket ngjalen e hengre ti. Pas teje ngjalen e hengri edhe llulli, keshtu qe ju perdori per qellimet e veta dhe tani ju shtyp me kembe si ju edhe shqiptaret bashke. I vetmi qe i tregonte vendin ishte Berisha, me mire se ai asnje nuk e ka njohur se deri ne ç’shkalle ishte i ndyre….Keni lehur e kemi lehur, por me lehje qenit nuk i vjen ngordhja. Keni e kemi mundesine e fundit per ta lare nevojtoren qe ka tête vjet qe qelb gjithe shqitaret kudo ku jane Kosove Maqedoni Mal te Zi, e ne Shqiperi se pari. Tung!

  2. Për të përfunduar procedurat, Sali Berisha jo vetëm që u përfshi personalisht duke nënshkruar disa dokumente, por gjithashtu përfshiu në një inspektim skandaloz zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, i cili sot shfaqet përkrah Lulzim Bashës si figura më e re dhe më pastër e partisë së tij. Vetë Lulzim Basha dha kontributin e tij bujar në procedurë, dhe sapo u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dy vjet pas përfundimit të privatizimit të tokës prej 26,000 metrash katrorë të kompleksit Partizani, vuri vulën përfundimtare mbi affaire-n duke dhënë leje për të ndërtuar mbi ato toka nje seri kullasj prej 120.000 katrore, 35% e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha.Po per doktorin taksidar te lsi edmond prifti pse nuk fole anke fjale o likja e florit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *