• |
ide | kryesore

Europa League, Milan në stadiumin ‘e armatosur’ të Crvena Zvezda: sa herë mund serbët, fiton trofeun

-Instant, F1, Sport



16 sfida për të hedhur hapin e parë drejt përcaktimit të atyre që do të vazhdojnë më tej aventurën në Europa League. Sfida interesante, të paparashikueshme, në ekuilibër, pavaraësisht se janë shmangur përplasjet e emrave të mëdhenj.

Aromë rivaliteti i vjetër në një Crvena Zvezda-Milan, që ndoshta nuk e kanë madhështinë e atëreshme, por që japin njësoj emocione kur përplasen në fushën e lojës. Në fakt, sa herë dëgjojnë emrin e serbëve tifozëve të Milan i zgjohen kujtime të bukura. Kur kanë eleminuar formacionin e Zvezdas kuqezinjtë kanë fituar dy Champions e kushedi nëse profecia nuk përsëritet edhe në Europa League. Kuqezinjtë vijnë në kampionat nga një humbje e papritur me Spezia e përplasja e me serbët vjen në momentin më pak të përshtatshëm, por duhet përballur, duke u inspiruar ndoshta në librin e rekordeve. Milan është i pathyer në katër precedentët kundër Crvena Zvezda. Sfida dyshe e fundit është ajo e sezonit 2006-07, në paraeleminatore, me Carletto Ancelotti në pankinë.

Ndeshja e të enjtes gjithësesi do të jetë një derbi për Dejan Stankovic, që prej një viti në drejtim të Zvezdës. Në kompeticionet europiane kundër skuadrave italiane, klubi serb ka fituar vetëm 3 ndeshje në 25, e fundit kundër Romës në dhjetor 2005 (3-1). Ish-interisti do të gjejë përballë – si kundërshtar – Zlatan Ibrahimovic, me të cilin fitoi tre tituj kampionë gjatë periudhës tek Inter. I pamundur në Maracanà të Beogradit prej 13 ndeshjesh në kualifikuese në katër sezonet e fundit (9 fitore e 4 barazime), Zvezda ka një bilanc prej 3 fitoresh 3 barazimesh e vetëm një humbje në shtëpi në Europa League, nga faza e grupeve e më tej: e vetmja skuadër që arriti ta mundte në stadiumin me një tank përpara ka qenë Arsenal.

Topcinjtë ndërkohë duhet të bëjnë llogaritë me Benfikën në Lisbonë, në një ndeshje spektakolare. Përplasje interesante edhe ndeshjet e tjera ku spikat ajo mes Sociedad e Manchester United. Transferta edhe për pretendentët e tjerë: Roma në Braga e Tottenham kundër Ëolsfberger. Mund të jetë një pengesë e fortë Slavia në Pragë për Leicester, por edhe Napoli nuk mund të qendrojë shumë i qetë në vizitën në Spanjë përballë Granadës.

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32
18:55 Dynamo Kyiv ? – ? Club Brugge
18:55 FC Krasnodar ? – ? Dinamo Zagreb
18:55 FK Crvena Zvezda ? – ? AC Milan
18:55 Olympiacos ? – ? PSV Eindhoven
18:55 Real Sociedad ? – ? Manchester United
18:55 SC Braga ? – ? Roma
18:55 Slavia Prague ? – ? Leicester City
18:55 Wolfsberger AC ? – ? Tottenham Hotspur
18:55 Young Boys ? – ? Bayer Leverkusen
21:00 Benfica ? – ? Arsenal
21:00 Granada ? – ? SSC Napoli
21:00 Lille ? – ? Ajax
21:00 Maccabi Tel Aviv ? – ? Shakhtar Donetsk
21:00 Molde ? – ? Hoffenheim
21:00 Royal Antwerp FC ? – ? Rangers
21:00 Salzburg ? – ? Villarreal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *