• |
ide | kryesore

FOTO/ Mirësevini në Yakutsk! Temperatura shënon -50.6 gradë celsius

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Yakutsk është një qytet siberian në Rusi që përballet me temperatura minus 34 gradë celsius që nga 8 dhjetori dhe që në 19 janar termometri zbriti në minus 50.6 gradë celsius.

Qyteti ka thyer një rekord pasi ka qëndruar në minus 40 gradë për thuajse dy muaj rresht. Me një popullatë prej rreth 300 mijë banorësh, Yakutsk është qyteti më i madh në botë i ndërtuar mbi acar të përhershëm.

Shkollat atje mbyllen vetëm kur temperaturat shkojnë në -55 gradë celsius, me përjashtim të kopshteve që mbyllen nëse termometri bie në -50 gradë. Për të rriturit, bëhet fjalë për normalitet. Vera në këtë qytet? Temperaturat janë më të arsyeshme në rreth 18.5 gradë celsius.

Gjithsesi Yakutsku nuk është vendi i banuar më i ftohtë mbi tokë. Ky “nder” i takon një fshati fqinj, Oymyakon, ku jetojnë rreth 500 banorë. Ai mban rekordin për temperaturën më të ulët të dokumentuar ndonjëherë në një vend të banuar, një acar prej minus 77.2 gradësh celsius. ©LAPSI.al

Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk Rezultati i imazhit për yakutsk

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *