• |
ide | kryesore

Juventus humbi ndeshjen, por jo Chiellinin: përjshtohet dëmtimi në pulpën e djathtë

-Instant, Sport



Një psherëtimë lehtësimi për Juventus në lidhje me gjendjen e Giorgio Chiellinit, i cili doli para kohe nga fusha për shkak të dëmtimit, në ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Portos. Mbrojtësi i Juventusit iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale në J Medical që, me ndihmën e testeve radiologjike, përjashtoi dëmtimet e muskujve në pulpën e djathtë. Kushtet e kapitenit do të monitorohen çdo ditë, ndërsa janë kryer vizita në qendrën mjekësore edhe për Bentancur.

Pas kthimit nga transferta në Portugali, seanca stërvitore është ndarë në dy pjesë: seanca e shlodhjes për lojtarët e impenjuar në Champions League, punë fizike dhe ushtrime për pjesën tjetër të grupit. Të premten është planifikuar një ditë pushimi për ekipin që do të rifillojë stërvitjen të shtunën, dy ditë para ndeshjes kundër kalabrezëve të Crotones.

Përveç Chiellini, duhet të monitorohen edhe gjendja fizike e Bentancur, gjithashtu i pranishëm në mëngjesin e sotëm në J Medical, Moratas dhe Bonuccit, që mungoi në sfidën në Portugali. Edhe Arthur do të vlerësohet në ditët në vijim pas kalcifikimit interkockor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *