• |
ide | kryesore

Meta: Nuk do habitesha nëse Rama do kërkonte edhe një mandat të 13-të

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nuk do të habitesha po të kërkonte edhe një mandat të 13-të, sepse është e qartë, që nuk e kupton dot jetën e tij pa pushtet, dhe sidomos pa pushtet ndaj të tjerëve. Kjo mesa duket është një ndër të vetmet kënaqësi të jetës së tij, dhe sigurisht, që flet për një mendësi jashtë realitetit, një mendësi jo demokratike”.

Janë fjalë të Presidentit të Republikës Ilir Meta në një intervistë për RTV Ora kur pyetet për ambicien e Ramës për një mandat të tretë.

“Kemi një realitet 8-vjeçar të qeverisjes dhe të përqendrimit të pushteteve në një dorë të vetme dhe rezultatet për fat të keq janë katastrofike. Janë katastrofike në ekonomi, janë katastrofike në shëndetësi, që u premtua falas dhe të gjithë e dinë sesa falas është sot shëndetësia jonë.

Janë katastrofike në arsim, shikoni të gjitha statistikat mbi 70 % e atyre, që studiojnë në vend, dua të largohen nga Shqipëria. Pra, nuk kanë besim as te aftësitë e tyre për t’i shprehur këtu në vend dhe tek cilësia e arsimit të tyre, po as nuk ja ujep kush këto mundësi. Ne kemi edhe të dhënën tjetër tronditëse, që 94 % e atyre që studiojnë jashtë, nuk dua të kthehen në Shqipëri.

Shpopullimi gjithashtu është një tregues. E kam shprehur dhe më parë, këtu nuk kemi të bëjmë me një largim, por me shpopullim. Nëse për 1000 mijë banorë, nga Serbia largohet 1 qytetar, nga Shqipëria ikin 12 shqiptarë, nga Bosnja ikin 1, këtu ikin 18 shqiptarë, nga Kosova ikën 1, nga Shqipëria 4. Ndoshta ai do të donte dhe një mandat, për të përfunduar projektin e plotë të shpopullimit të Shqipërisë, por më duket e pamundur një gjë e tillë” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Për të përfunduar procedurat, Sali Berisha jo vetëm që u përfshi personalisht duke nënshkruar disa dokumente, por gjithashtu përfshiu në një inspektim skandaloz zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, i cili sot shfaqet përkrah Lulzim Bashës si figura më e re dhe më pastër e partisë së tij. Vetë Lulzim Basha dha kontributin e tij bujar në procedurë, dhe sapo u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dy vjet pas përfundimit të privatizimit të tokës prej 26,000 metrash katrorë të kompleksit Partizani, vuri vulën përfundimtare mbi affaire-n duke dhënë leje për të ndërtuar mbi ato toka nje seri kullasj prej 120.000 katrore, 35% e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha.Po kater vjet qe ishit dhe ju brenda ketij 8vjecari apo nuk i quani,po tete vjet qe ishit ju prap nuk quhet,a more loqja djathe e salihut o likeeeeeee

  2. Po ti more patriot hajdut sa mandate do te rrish,mund te kesh 10 mandate .
    Hajdut bir hajduti,dhender hajduti.

  3. Nuk e di se cfare mendojne Shkurdhaku & Bushati per vjedhjen e kompleksit Partizani nga Familja Berisha ?
    Report TV po tregon me dokumenta , e zeze mbi te bardhe , se si klani Berisha VODHEN PRONAT E USHTRISE .
    Perse nuk ndiheni ju qe shtireni si luftuesit pa kompromis te korrupsjonit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *