• |
ide | kryesore

Përse Rihanna po përballet me reagime të ashpra pas fotos topless

F1, Paparazzi, Slider



Rihanna po përballet me reagime të ashpra pasi ka pozuar topless në një gjerdan që mban perëndinë hindu Ganesha.

Në imazhin, i cili u shpërnda në Instagram dhe Twitter të hënën, duket një varëse me kokë elefanti, që njihet si “Zoti i fillimeve dhe heqjes së pengesave”.

“Do flasim pak për faktin që Rihanna ka vënë një gjerdan Ganesha dhe s’po e respekton Hinduizmin? Feja ime nuk është për këtë. Jam kaq e lodhur nga këto veprime”, shkroi dikush në Twitter.

“Kam humbur gjithë respektin tim për Rihanna-n. Si mund të mbash një gjerdan të tillë dhe të mendosh se është në rregull të pozosh kështu?”

“Fakti që askush nuk flet se si gjerdani që ka Rihanna është një Zot i rëndësishëm e i shenjtë për hinduizmin pasi ai luan një rol të madh në sigurimin e mbrojtjes, është me të vërtetë zhgënjyes për mua. E dua Rihanna-n, por kjo s’është në rregull.”

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja acaron besimtarët.

Në tetor të 2020-ës, ajo kërkoi falje për përdorimin e këngës “Doom” të producentit londinez Coucou Chloe, e cila përmban shkrime të shenjta të “ditës së gjykimit”.

“Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të diçkaje që u bë pa qëllimin për të qenë ofenduese në shfaqjen tonë Savage x Fenty. Më e rëndësishmja do të doja t’ju kërkoja falje për këtë gabim të sinqertë, por sidoqoftë të pakujdesshëm.”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *