• |
ide | kryesore

Pësoi hemoragji cerebrale para nisjes së vaksinimit, niset me urgjencë drejt Tiranës mjeku nga Vlora

-Instant, Lajme, Të fundit



Niset drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar, kryevaksinuesi Piro Begaj, i cili u raportua se pësoi gjendje të fikti pak para nisjes së procesit të vaksinimit në Vlorë.

Mjeku ka pësuar një ishemi (hemorragji cerebrale) nga luhatja e tensionit.

Burime bëjnë me dije se mjeku ka reaguar në Spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, shkruan panorama.al.

Me gjithë incidentin procesi i vaksinimit ka vazhduar normalisht, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Pas Tiranës, procesi i vaksinimit nisi në Shkodër, ndërsa sot është zhvendosur edhe në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *