• |
ide | kryesore

Rama tërhiqet nga arroganca: Rri apo largohem, këtë e vendos populli (si flet pasi i fiton zgjedhjet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I ndërgjegjshëm se arroganca ka një efekt negativ tek votuesit dhe duke qenë se jemi 2 muaj para zgjedhjeve, Edi Rama ka nisur të vetëkorrigjohet dhe të shfaqet gjithnjë e më i përulur dhe modest. Në një komunikim me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë u duk mirëkuptues, ndërsa i përgjigjet të pakënaqurve që i kërkojnë të largohet, duke i vënë në dukje se largimin e tij e vendos populli.

Një pohim i tillë supozohet të jetë normal për kryeministrin e një vendi demokratik, por nuk është rasti për Edi Ramën, që pas 23 vitesh në pushtet e ka të vështirë të kontrollojë arrogancën. Çështja është se tani jemi në fushatë dhe arroganca është një luks që nuk mund t’ia lejojë vetes. Për të kuptuar se sa i vërtetë është kur shfaqet i sjellshëm dhe mirëkuptues në publik, vlen të kujtohet se si fliste pasi i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2017. Atëherë kur ishte në fillim dhe jo në fund të një katërvjeçari tjetër. Në intervistën në Open, në Top Channel, në korrik të 2017, Rama thoshte se vendimi për t’u larguar nga politika, i përkiste atij vetë.

“S’ka filluar mandati i dyti, i treti është shumë larg. Kjo është çështje, të paktën për mua. Nuk e jetoj politikën për asnjë. Përveçse për misionin e jashtëzakonshëm për të lënë gjurmë. Të tjerat janë gjëra për mua dytësore. Në këtë aspekt, besoj se arsyeja që kam përçuar këtë energji, vjen që e kam brenda. Kur mos të ndjejë këtë energji që do më mungojë, nuk ka nevojë fare që të më thotë dikush tjetër, pasi vetëvetiu nuk është jeta që unë jetoj. Kështu që është e kot që të flasim për këtë. Do ja dal, Pasi në momentin kur të largohem, do të largohem kur të vendos unë, dhe jo kur të thonë njerëzit jo se ‘na erdhe në majë të hundës” thoshte Rama, që me gjasë nuk ka ndryshuar mendim. Thjesht, këto dy muaj nuk është koha për ta shfaqur arrogancën.

 

 



10 Comments

  1. Ca thu ? Kshu thonim dhe per xhaxhin Enver kur iku per lesh, qe obobo kush do e qeverise Shqiperine pas tij ose Shqiperia do shuhej:)

    Ik or rrotcari, pse te bejne elozhe ato zarat rreth e rrotull dhe kujton se je Mesiah mbi toke, dije qe nuk je asgje tjeter vecse nje psikopat narcizist i rrezikshem.

  2. Si nje gur i madh qe ze rrugen dhe bllokon levizjen, edhe ky e ka bllokuar rrugen e Shqiperise drejt

    progresit e zhvillimit. Dhe si ai gur qe nuk largohet me fjale por duhen ca minatore per ta thermuar

    edhe ky veshtire se ike me te mire pasi votat sic kane deshmuar pergjimet e botuara ne “Bild” i blen.

  3. Ik ore gomare se ke qelbur dynjan, ik ore maskara kafshe qe te vje ere ndot ngdo qe shkon dhe me e keqja se s iken era e keqe .

  4. Nuk ka konkurencë, nuk ka opozitë, dhe tani vijmë tek opozita që do ishte shumë mirë të ekzistonte. Si do të ekzistonte opozita? E para, duhet të ishte në Parlament. Ne kemi një opozitë jashtë sistemit, e cila regjistrohet për herë të parë, rithemelohet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve. Dhe ne jemi fiks në 31 Mars të vitit 1991 kur sapo ishim formuar, shkuam tek presidenti i kohës, Ramiz Alia, edhe i thamë na shty pak ligjin e zgjedhjeve. Domethënë, opozitën shqiptare e kemi pa kontribut,e larg on vetem vota,njelloj si salihun kur kandidoje per te treten here dhe populli e dergoje ne serbi per serbine salih karaxhic berisha,shpellkare bythece dilni e votoni,nuk të largojne komentet per nje supe falas,por vota

  5. I paloqja I ores 10:03 nuk mungon kurre te lehi nga borumi i surrelit! Ha pershesh o mut ha! Na ben dhe sikur eshte i shume i ditur kurva e fjeleve, o kurve! O kurve cilido qe te vije te pushhtet me i njerezishem se haleja qe ti i lepihesh do jete nese nuk je muti vete ! Ai salihi, te shkrdhenete si i desh qejfi prandaj e ke inat, por nuk te ngelet gje tjeter vetem lehja e ti hashe ate qe nuk thuhet! gjallese e ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *