• |
ide | kryesore

Rriten rastet e reja me COVID-19 në Greqi/ 1400 të infektuar dhe 27 viktima gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



1400 të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në Greqi në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije 27 pacientë nuk e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,221 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 176, 059 të prekur, prej të cilave 51,8% janë burra.

Sakaq situata mbetet serioze në spitalet Covid, pasi 320 pacientë janë në intubim dhe mosha mesatare e tyre është 70-vjeç, shkruajnë mediat greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *