• |
ide | kryesore

Takim elektoral në shkelje të masava antiCovid, gjobitet me 50 mln lekë Edmond Spaho

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spaho është gjobitur me 50 milionë lekë gjobë nga policia, pasi akuzohet se ka thyer rregullat anti-covid. Bëhet fjalë për një aktivitet që sipas policisë është organizuar në Devoll. Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Njoftimi i policise

Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.

Njëkohësisht, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.



1 Comment

  1. Sekti i përkrahësve të Trumpit dje dhe Albinit sot, mund të vijojnë të ndërrojë kordinatat e dishepullit, sipas emrit që u del përpara, por kjo është një biçim tifozerie pastorale, më shumë sesa një mbështetje serioze për këtë apo atë politikan shqiptar a të huaj. “Kisha Trump” dhe jetimët që la pas, është precedenti i një dashurie të zjarrtë por kalimtare, që sot nuk i duhet as Albin Kurtit. Përkrahës të tillë janë si këpurdhat pas shiut. Mbijnë, lulëzojnë e vyshken në harkun e një ditë-nate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *