• |
ide | kryesore

Theu karantinën, gjobitet me 700 mijë lekë i infektuari me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar i infektuar me COVID-19 është gjobitur me 700.000 lekë, pasi ka thyer karantinën. 35-vjeçari ka dalë nga shtëpia pavarësisht se i është konfirmuar tamponi pozitiv. Autoritetet bëjnë me dije se 35-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2”, njofton policia.



2 Comments

  1. Si te japin emrin!? Nuk e lexon kete gazete ti!?
    Keta lumturohen kur numri i te infektuarve eshte larte dhe vetem keshtu mund te mbijetojne keto qenie vampiresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *