• |
ide | kryesore

Video/ Nuk i dha penalltinë në aksionin e fundit Juventusit, ja shpjegimi absurd i arbitrit: “Na tha se ndeshja kishte mbaruar”

-Instant, Sport, Video



Ajo në Do Dragao ishte një humbje e keqe për Juventusin, por një episod në minutën e 94-të mund të kishte ndryshuar pothuajse gjithçka: nëse jo në vlerësime, të paktën në rezultat. Cristiano Ronaldo mori topin në zonë, provoi një driblim dhe, ndërsa përpiqej të kthehet te topi, rrëzohet nga Zaidu. Për Carlos del Cerro Grande nuk është penallti, arbitri spanjoll nuk shkoi as për të shqyrtuar episodin në VAR dhe fishkëlleu fundin e ndeshjes.

Protesta të mëdha të Juventusit, veçanërisht ato të CR7 i cili mbeti në tokë me krahët e ngritur në drejtim të arbitrit të ndeshjes, një situatë që meritonte tjetër analizë sipas Pirlo: “Më duket se është një penallti e qartë, është një episod që peshon”.

Trajneri bardhezi gjithashtu edhe shpjegimin absurd të Cerro Grande, në lidhje me zgjedhjen e tij: “Ai na dha një shpjegim të tijin: ai tha që ndeshja kishte mbaruar dhe nuk kishte nevojë për të rishikuar episodin në VAR. Një gjë e çuditshme, qoftë edhe pse ndeshja ka mbaruar, duhet patur guximin për të parë monitorin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *