• |
ide | kryesore

Video/ Zvezda trishton Milan në shtesë: dominojnë të mëdhatë, spektakël në Young Boys-Leverkusen

-Instant, F1, Sport, Video



Janë mbyllur nëntë ndeshjet e para të 1/16 të Europa League dhe menjëherë të mëdhatë janë imponuar, jo pa ndonjë befasi, si ajo që mori Milan nga një Crvena Zvezda me 10 lojtarë në minutën e tretë shtesë. United, Tottenham, Roma, Olympiacos e Dinamo Zagreb nuk zhgënjejnë. Ai që e bën është Leverkusen në një ndeshje të pabesueshme në Zvicër kundër Young Boys.

Përfundon 2-2 sfida e Beogradit mes Milan e Crvena Zvezda, me serbët që arritën barazimin pikërisht në shtesë kur luanin me një lojtar më pak. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, por e zhbllokuan vetëm në fund të saj falë një autogoli të Pankov (42′). Në pjesën e dytë të besuarit e Stankovic gjetën menjëherë barazimin me penalltinë e shndërruar në gol nga Kanga (52′), që u fshi nga një tjetër penallti, këtë herë për Milan, transformuar nga Theo Hernandez (61′). Në të 93′ vjen edhe goli-surprizë nga i sapofuturi Pavkov në zhvillimet e një goditje këndi.




Fiton pa probleme edhe Roma, që imponohet 2-0 në transfertë me Braga (me 10 lojtarë për më shumë se gjysëm ore). Mendoi Edin Dzeko, i kthyer titullar pas grindjes me teknikun Fonseca, të thjeshtonte historinë duke shënuar pas pesë minutash në asistin e Spinazzolas. Verdhekuqtë lejojnë shumë pak mundësi kundërshtarit e në fund Borja Mayoral vulosi ndeshjen, duke hipotekuar kualifikimin.


Fitojnë gjithashtu Manchester United që shpartalloi baskët e Sociedad 0-4 duke u kthyer në Angli bashkë me kualifikimin e arritur në vetëm 90 minuta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Tottenham që mposht 1-4 Wolfsberger. Ndër anglezët më vështirë e pati Leicester që gjithësei kthehet nga Praga me një rezultat jo të keq, vetëm 0-0 me Slavian.




Ndeshja më spektakolare ka qenë ajo në Zvicër mes Young Boys e Leverkusen, ku ndodhi pothuaj gjithcka. Zviceranët ishin impresionues në pjesën e parë kur shënuan tre herë, duke bërë që të mendohej një kualifikim i arritur pas golave të Fassnacht, Siebatcheu dhe Elias, por në të dytën gjermanët u kthyen me dygolëshin e Schick dhe Diaby duke barazuar rezultatin. Atëherë kur u duk një ekuilibër i pandryshuar, në minutën e 89 Siebatcheu vendosi ndeshjen, që i jep një avantazh Young Boys për ndeshjen e kthimit, por aspak siguri.







EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32
Dynamo Kyiv 1 – 1 Club Brugge
FC Krasnodar 2 – 3 Dinamo Zagreb
FK Crvena Zvezda 2 – 2 AC Milan
Olympiacos 4 – 2 PSV Eindhoven
Real Sociedad 0 – 4 Manchester United
SC Braga 0 – 2 Roma
Slavia Prague 0 – 0 Leicester City
Wolfsberger AC 1 – 4 Tottenham Hotspur
Young Boys 4 – 3 Bayer Leverkusen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *