• |
ide | kryesore

Vlorë/ Ende pa nisur vaksinimi, i bie të fikët kryevaksinuesit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Vlorë ka nisur procesi i vaksinimit, një incident është shënuar në ambientet e pallatit të sportit, si sallë vaksinimi. Kryevaksinuesit në Vlorë i ka rënë të fikët. Ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës dhe nuk dihet ende nga se ka ardhur gjendja e të fikëtit te vaksinuesi.

Ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *