• |
ide | kryesore

Analiza/ 6300 vdekje më shumë në 2020, a u fshehën realisht shifrat e Covid

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Numri i vdekjeve gjatë vitit 2020 dhe në veçanti, gjatë periudhës tetor-dhjetor, shënoi një rritje dramatike në Shqipëri, duke hedhur në këtë mënyrë dyshime nëse raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë rreth pasojave të pandemisë së koronavirusit të ri reflektojnë apo jo realitetin.

Instituti i Statistikave publikoi të premten të dhënat demografike të vitit të kaluar, ku vërehet se numri i shqiptarëve të ndarë nga jeta është 27,605, shifër kjo 30% më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare e periudhës 2011-2019. Nga shifrat e publikuara rezulton se afro 6300 shqiptarë kanë ndërruar jetë më shumë se sa zakonisht, ndërsa shifra zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë është që deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, të vdekurit nga COVID-19 ishin 1,181 vetë. Diferenca prej rreth 5 mijë të vdekurish më shumë ngre pyetjen se për çfarë arsyeje kemi një rritje kaq dramatike të vdekshmërisë ndërsa pandemia duket se është shkaku më i dukshëm.

Për më tepër, shtimi i vdekjeve vitin e kaluar nuk ka ndodhur përgjatë të gjithë vitit por në veçanti në tremujorin e katërt. Sipas të dhënave, numri i vdekjeve në tetor-dhjetor 2020 ishte 3,976 më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Kjo është edhe periudha gjatë së cilës pandemia shpërtheu në të gjithë vendin. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, afro 45 mijë shqiptarë u sëmurën nga COVID-19 gjatë këtyre tre mujave, nga të cilët, 749 pacientë humbën jetën.

Numri i vdekjeve në tremujorin e katërt është më i larti në së paku një dekadë.

Qeveria shqiptare është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për mungesën e gadishmërisë për të marrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 si dhe për mungesën e kapaciteteve të nevojshme testuese që nevojiten për të identifikuar në kohë të prekurit.

Ndryshe nga shumica e vendeve Europiane, Shqipëria nuk hyri në mbyllje gjatë valës së dimrit të koronavirusit, i cili vijon edhe sot.

Aktualisht në Shqipëri ka afro 35 mijë vetë të sëmurë me COVID-19, sipas statistikave zyrtare. Në rang kombëtar, 1 në 84 shqiptarë është i sëmurë ndërsa në Tiranë ku është edhe përhapja më e madhe, i sëmurë me COVID-19 është 1 në 46 persona. /BIRN



24 Comments

    1. Nuk te ka faj njeri o krome e PPSH! Ta kane fajin ata qe te kane fshehur qe kane vdekur 6000 persona me shume..Nejse te te rroje partia..se me arritje te reja jeni dite per dite

  1. Por përsa i përket ditës së rrëzimit të monumentit, 20 shkurtit të vitit 1991, Berisha nuk ka asnjë lidhje. Ai vetëm është parë brenda një automjeti Fiat duke kaluar në hapësirën mes turmës së irrituar e kordonit policor në mbrojtje të monumentit, gjest për të cilin nuk ka dhënë ndonjëherë sqarim.

    Nuk ka qenë as në ballë të turmës as ka bërë thirrje për rrëzimin e monumentit. Madje zyrtarisht, nga PD-ja është dënuar akti i rrëzimit të monumentit dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga arkivat e kohës.Ben birni gjithe kete shkrim dhe nuk shkruan sa njerez kane vdekur ne menyre natyrale,sa nga zemra,kanceri,vrasjet,aksidentet etj sepse intereson të beje nje shkrim per shpellkaret e salihut ketu të lapsi dhe ato qe jane ne bodrumet e shqupit qe te fillojne te masturbohen duke pare foton e salihut

    1. Fajin e ka Lapsi e “Saliu” që qeveria e Ramës ka fshehur 5 mijë viktima nga Kovidi gjatë vitit 2020

  2. Ja se çfarë duhet të hetojë SPAKU dhe prokurorët e kësaj ç’reforme, këtë genocid që u kanë shkaktuar këtij populli.
    Këtu është bërë masakër me covidin, dhe vala e katërt që po godet tani është akoma më e tmerrshme.
    Me paftyrësinë më të madhe dalin e nxjerrin budallallëqe nga goja për të mbrojtur propagandën e qeverisë. Se numrat i kemi më mirë se Franca dhe se faji është i popullit për këtë situatë dhe jo i ministrisë e i qeverisë që nuk kanë bërë asgjë për testime, paisje, gjurmime dhe as për lehtësim në mjekimin e pacientëve. Dinë vetëm gjoba policie dhe mbyllje vendi, aq e kanë kapacitetin për të dhënë zgjidhje.

  3. Fajin e ka Lapsi e “Saliu” që qeveria e Ramës ka fshehur 5 mijë viktima nga Kovidi gjatë vitit 2020

  4. ja pra qe ” Krisma nuk ka patur ” , numri i vdekjeve nga pandemia nuk eshte i manipuluar , dhe tani qe fatkeqsisht kemi 5 mije kusur raste vdekjesh mbi mesataren e 5 viteve te fundit eshte detyrimi per te nxjerre pergjegjesine ligjore apo do shkoj edhe kjo si pergjegjesia ligjore per pallatet e pabanueshme te Thumanes , banesat e koladuara nga bashkia durres … etj

  5. Te fshehes do te thote qe nga ana tjeter do kete pas nje investigim qe nxjerr te verteten, por ne kete rast eshte Instati qe i nxjerr, kshu qe ka nje non sens ne ate qe kerkoni te propagandoni.
    Nga ana tjeter, nuk ka fshehje, sepse ktu asnje nuk ruhet, jeta vazhdon normal, kur cdo njeri e din cfare po ben ky virues ne vendet e tjera, pra njerezit jane koshient.
    Por mund te thuhet qe qeveria eshte e papergjegjshme, sduhet te kishte kaluar pa mbyllje pandemine, por kjo eshte teme tjeter edhe ha debat

    1. Keta nuk kane deklauar te gjitha vdekjet qe ndodhin ne spital covid e ti thua skane fshehur gje. Ato 6300 me shume pse vdiqen?
      Eshte shume e poshter ideja qe ta relativizosh dhe tja veshesh fajin popullit kur nderkohe nuk eshte marre asnje mase nga ana shendetesore.

  6. Nuk ka lidhje me covidin prisn o te pa duruaret e lapsit e saliut
    Fillon shpjegimin lal fiku e tato palla qe shkaqet vin nga keq qeverisja berisha

  7. Mbetet mister nese Basha po godet me kete ligj “atin” e tij politik Sali Berisha, i cili per 30 vite me radhe nuk ka lene gur pa levizur per ta bllokuar dhe zbutur.

    Ish kryeministri ka nje akuze te p[a vertetuar nga ish i perndjekuri poliutikm Hysen Shoshori, qe e evidenton Berishen si njeriun qe i ka dale deshmitar ne gjyq dhe ka kerkuar madje dhe denimin me vdekje per te!

    “Njeriu qe ka ndikuar drejtperdrejt per denimin time me vdekje ishte Sali Rama Berisha”, ka deklasruar Hysen Shoshori, te cilit denimi me vdekje ne vitin 1975 iu kthye ne denim te perjetshem!Shpellkare kur hani mut të fresket të vaksinuar nga salihu të shtohet dhe fantazia njelloj si lulzimja me 7 here 7 bejne 42

    1. Byroja nuk mund të zëvendësojë ku-rrë plenumin dhe nuk mund të kryejë në asnjë mënyrë detyrat eveta jashtë vendimeve të tij, jashtë kontrollit të anëtarëve tëplenumit. Ajo është e detyruar të japë llogari për veprimta-rinë e saj përpara plenumit. Nga këto pa•ime nuk përjashtohen as Komiteti Qendror e Byroja Politike

    2. Ore i përdhunuari në shpellat e Karaburunit nga kolegët trafikantë !
      Shiko se je gabim me shifrat njëlloj si ai pella dymetrosh,
      Në këtë shkrim ka dalë nga një institucion shtetëror që është INSTAT-i, e jo “lulzimja” që përmend ti, që gjatë vitit të kaluar nga rreth 1450 viktima nga kovidi që ka raportuar EDrama, ka pasur 6300 vdekje më tepër se mesatarja e 9 viteve të mëparëshme , pra nëse di mbledhje e zbritje nga tabela e shumëzimit, i bie që kanë dalë “tepër”, jo pak, por rreth 5000 vdekje më shumë.
      Dhe këto 5000 nuk janë 7 her[ 7 gogla, por janë jetë njerëzish të humbura që kjo qeveri i ka fshehur, për të fshehur dështimin e trajtimit të pandemisë.

  8. Mos nxitoni direkt ne konkluzionin qe Qeveria ka fshehur shifrat e vdekjeve nga covid. Nje pjese e mire e vdekjeve kane ardhur dhe si pasoje e mundeses se sherbimeve mjekesore jetike sidomos gjate 3 muajve te pare te karantines. Shume te semurve kronok ju mohua sherbimi mjekesor si pasoje e Covid, edhe tani qe flasim pas rreth 1 viti gjendja vazhdon te jete anormale.
    Arsye tjeter per vdekjet eshte edhe stresi psikologjik qe krijoi Qeveria me Karantinen, dhe fjalimet idiote te krehut te saj per “Armikun e pa dukshem” te cilin shteti yne zgjodhi ta luftoje me mitraloz neper rruget e Tiranes.
    Arsye tjeter per divergjencen ne shifrat e vdekjeve prej Covid eshte dhe fakti qe shume persona nuk pranonin fare te shkonin ne spital sepse dihet publikisht qe sherbimi aty eshte mizerabel aq sa ka cuar disa persona drejt vetevrasjes (5-6 vete me sa kujtoj une).

    1. Beji 1000 Persona nga keta qe thua ti por ne menyre indirekte edhe ata jane pasoje e Covid. Ne te gjithe boten , edhe keta jane pasoje e Covid pra jane viktima Covid!

  9. Një nga protagonistët e ngjarjeve të 20 Shkurtit të vitit 1991, Edmond Budina, jo vetëm ka konfirmuar se Sali Berisha nuk ka qenë në shesh, por ka hedhur dyshimet se Berisha mund të ketë qenë në një makinë të Sigurimit famëkeq të Shtetit në momentet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në rolin e të besuarit të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ndër të tjera Budina ka pohuar se “Në atë shesh, kur u rrëzua busti nuk kishte asnjë anëtar të PD. Edhe unë isha në mënyrë të pavetëdijshme, spontane.ti AS rralle shkruan por tregon qe je nje intelektual pa diplome,por nje shpellkare klasik nga ato qe dhe kollaren nuk e heqin dhe kur flejne gjume

  10. Tërbimi i tij i dukshëm, deklaratat përçart, kërcënimet verbale si një skizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmbë të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur.

  11. propagande qesharake e PeDeve te SHQUP-it nuk i voton njeri se nuk i besojen ketyre idiotizmave te LyL shalngjitmit…vetem shepllaret shpresojne se Lyli mund te behet kryeminister nje dite A po dhe Bushat rronbythja e beson gjithashtu ,po karin ne byth do marrin ne 25 Prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *