• |
ide | kryesore

Basha: Unë dhe qeveria e PD do t’i mbajmë duart larg Reformës në Drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një interviste është shprehur se, pas formimit të qeverisë së drejtuar nga PD që do dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk do të ketë punë me Reformën në Drejtësi.


Basha është shprehur në një intervistë për News24 se, qeveria dhe PD do ti mbajnë larg duart nga Reforma në Drejtësi.


Pyetje: Kundërshtarët tuaj politik ju kanë akuzuar se ju kërkoni të zhbëni reformën në drejtësi, sa e vërtetë është?

Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim; ti mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses dhe të jap rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara, ndaj dhe garancia e vetme që reforma ne drejtësi të ketë sukses dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë por të ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, është Partia Demokratike, është 25 prilli, është vota e qytetarëve shqiptar për ndryshim.

Pyetje: Shumë faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit ju!

7 Comments

  1. Kur te bejn dhe keta buratin per budalla. A thu se nuk kuptojn mileti se kush e ka ne dore drejtsin megjith shqipot e me gjith shqipri.Zaten prandaj keni kaq koh te lire me fjet gjum.

  2. PO PSE REFORME E QUAN TI KETE O BUKUROSH?
    NE PER KETE DUAM TE VOTOJME KUNDRA PALLOSHIT SEPSE BERI NJE DREJTESI TE KAPUR GIA NE PARTENCE. , NDERSA TI THUA NUK I FUS DUART . LE TE KOMANDOJNE HETUESIT DHE GJYKATESIT E PERIUDHES SE ENVERKURVES.

  3. Edhe une premtoj qe diellin do ta lej me lind neser ne mngjes.

    Po ju ju kapi per veshi ambasadori dhe ju pruni ne kuvend dhe e ngritet doren si bythqira. Llalla e hongri, Sala, Iliri dhe ti bashke me ato nuk jeni shume mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu