• |
ide | kryesore

Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Makina e sekretarit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha është përfshirë nga flakët.  Mësohet se makina, e cila është në pronësi të shtetasit Igli Kani, është djegur qëllimisht gjatë natës. Bëhet me dije se makina është djegur teksa ishte e parkuar në parkimin e pallatit, në afërsi të banesës së sekretarit.
Rreth orës 23 të mbrëmjes së kaluar makina është konstatuar në flakë dhe është njoftuar zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë duke shuar flakët.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua pak javë më parë nga SPAK dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *