• |
ide | kryesore

Enver Dondollaku kallëzon në SPAK gjyqtaren e Elbasanit, Miranda Konica

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Enver Dondollaku, numri dy i “Bandës së Lushnjës” kallëzon në SPAK gjyqtaren e Elbasnait Miranda Konica për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe Kryesekretaren e Gjykatës për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Më datë 13 Janar 2021 nëpërmjet mbrojtësit të tij Av. Arbër Hoxha, Dondollaku i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me kërkesë për lirimin e apartamentit të prindërve të tij, e bllokuar vetëm me një shkresë të thjeshtë te ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në vitin 2012.

Shkaqet që ngrihen në kallëzim janë se vetëm dy ditë më vonë, më datë 15 Janar 2021, Gjyqtaria Miranda Koleci nuk ka respektuar parashikimet e Nenit 471/4 të K.Pr. Penale ku seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të Prokurorit dhe të Mbrojtësit, pa asnjë njoftim paraprak apo përfundimtar për seancën gjyqësore, duke zhvilluar në dhomë këshillimi dhe vendosur moskompetencën e Gjykatës Elbasan.

Në këto kushte, Dondollaku pretendon se kjo gjyqtare ka shkelur ligjin procedurial penal dhe ka shpërdoruar haptazi detyrën.

Pavarësisht vendqëndrimit të ditur në IEVP Peqin të dënuarit Dondollaku dhe avokatit Hoxha, palëve nuk iu është paraqitur vendimi. Në padi thuhet Kryesekretarja ka falsifikuar aktet dhe i ka dhënë atij formë të prerë.
Këto veprime të pretendohet se janë të orkestruara nga segmente të caktuar të njohur si kundërshtarë të Enver Dondollakut dhe të ish “Bandës së Lushnjës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *