• |
ide | kryesore

FOTO/ Qentë e rrugës që po habisin Rusinë, qimja e tyre u kthye blu

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Në fillim ishin qenë rruge me ngjyrë blu. Më pas u shfaqën jeshilë. Rusia po përpiqet të zgjidhë misterin e këtyre qenve, që janë shfaqur në zona industriale që ndodhen qindra kilometra larg.

Shtatë qenë me qime blu u panë të endeshin përreth një fabrike xhami në një qytet industrial, 370 km në lindje të Moskës. Fotot u bënë virale pasi mediat lokale raportuan tufën e çuditshme të qenve më 11 shkurt. Fabrika prodhonte xham akrilik dhe acid prusik. Dyshohet se qentë mund të kenë marrë ngjyrë nga ndonjë bojë e përdorur në të.

Më 13 shkurt, qentë u dërguan në një klinikë veterinare, ku u morën kampionë gjaku dhe feçesh. Gjurmë të një boje blu u gjetën në qimet e tyre.

Mediat ruse raportojnë se qentë duken të shëndetshëm dhe po ushqehen mirë. Por ka ende shqetësime se ndonjë kimikat toksik mund të ketë shkaktuar ndryshimin e ngjyrës. Vetëm një ditë më parë ndërkohë, disa qen me qime të gjelbra, u panë të endeshin përreth Podolskut, një qytet industrial 37 km në jug të Moskës.

Në këtë rast, një zyrtar lokal tha se ata ishin parë rreth një magazine ku ruheshin thasë me bojë jeshile. Por shumëkush në mediat sociale, dyshojnë se këta qen mund të jenë lyer edhe qëllimisht, pasi qentë blu habitën shumë njerëz më parë… Sidoqoftë, rasti ka nxjerrë në pah edhe një herë, rrezikun e pranishëm nga ndotja kimike në rusi, që ka shumë fabrika të vjetra industriale, pjesërisht si trashëgimi e komunizmit, raporton TCH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *