• |
ide | kryesore

Të kapësh virusin me SPAK

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të saj.


Janë së paku dy raste të ditëve të fundit që tregojnë se e vetmja armë që i ka mbetur qeverisë kundër virusit është ta asgjësojë atë me policë, prokurorë dhe SPAK.


Historia e parë ka të bëjë me rrëfimin e dy motrave, Edita dhe Ina Lalo, që humbën në pak orë babain e tyre brenda spitalit infektiv. Nuk e di sa të vërtetë ka në rrëfimin e tyre, se i ati u la të jepte shpirt duke u dridhur nga të ftohtit, nuk jam në gjendje të provoj se sa emocion ka në thirrjet, “paguani edhe para vetëm më nxirrni nga ky ferr”, nuk e di sa të ndikuara nga dhimbja janë apelet: “mos i çoni më të afërmit tuaj tek infektivi”.

Lexo me tej:

Skandali/ “Folën në media”. Procedohen penalisht dy motrat që humbën të atin në spitalin infektiv

Por instikti më shtyn t’u besoj më parë fjalëve, që një prind u thotë fëmijëve të tij në çastet e fundit të jetës, sesa versionit zyrtar që japin burokratët e shëndetit publik, për të ruajtur rrogën dhe vendin e punës. 

Më tepër vëmendje mëtoj t’i kushtoj denoncimit të familjarëve, se urgjenca u shkoi në shtëpi pa pajisjet e nevojshme, se pacienti u la me orë të tëra të priste në ambulancë e në të ftohtë, sesa të qetësohem nga broçkullat e qeveritarëve.

Megjithëatë, deri këtu, jemi në qerthullin e impresioneve dhe dy të vërtetave që asgjësojnë njëra- tjetrën. Ajo që është skandaloze, e pisët, kriminale, qëndron në faktin se pasi foli kryeministri Rama, duke i quajtur rrëfimet e tyre emocionale dhe partiake, për vajzat që sapo humbën babain, policia filloi procedimin penal. Pra, në mënyrë të paskrupullt, organet e zbatimit të ligjit nuk u preokupuan për denoncimin e jetës së humbur, por për prishjen e vitrinës rozë të “shëndetësisë që duam”. 

Dyshimet janë të forta se i njëjti mekanizëm është vënë në lëvizje edhe për arrestimin e kardiokirurgut të njohur, Edvin Prifti. 

Ndoshta vërtet, rreth 400 mijë eurot që u gjendën në apartamentin dhe zyrën e tij, mund të jenë nga rryshfetet e pacientëve, ndoshta në bllokun e kardiokirugut shkruheshin realisht emrat e atyre që duhej të paguanin për t’u operuar, por pa dashur të mbroj as grimcat më të vogla të korrupsionit në mjeksi, sërish në këtë arrestim të bujshëm më lindin disa pikpyetje. Si është e mundur që ndaj Priftit u mor masa e arrestit me burg, kur në përgjime nuk rezultonte as edhe njëherë të vetme që ai të ketë folur me zërin e tij? Pse ai nuk u vu më parë, vetë në përgjim, e pastaj të çohej pas hekurave? Pse për personelin tjetër mjekësor, nuk u ndoq i njëjti standart që goditi atë?

Arrestimi i kardiokirurgut/ Faji i mjekut apo i sistemit?

Përgjigjet që të vijnë në mendje për shpjegimin e këtyre dilemave janë dy. Ndodhi kështu sepse për arrestimin e mjekut Prifti foli përpara në media Edi Rama dhe vetëm më pas, u vendos në sallën e gjyqit. Ndodhi kështu se që në ditët e para të pandemisë, Edvin Prifti, ngriti zërin mediatikisht, me tone kritike, për mënyrat se si po menaxhohej beteja me Covid 19. Pra askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se ai nuk ka bërë korrupsion, por ama një gjë ngre dyshime të mëdha: i vetmi mjek që u ndëshkua për këtë fenomen, kaq shumë të përhapur, “qëlloi” të jetë ai që guxoi të kritikojë publikisht masat e qeverisë dhe komitetit të ekspertëve në betejën kundër Covid-19.

Koronavirusi/ Mjekët kritikë dhe ata që mbrojne qeverine me propagandë

Dhe pikërisht këtu historia e parë lidhet me të dytën. Ato ngjajnë në përçapjen për t’i mbyllur gojën me polici, prokurori dhe SPAK, kujtdo që nxjerr në pah anën e errët të dështimit të sistemit tonë shëndetësor në betejën me këtë flamë të përbotshme. Në thelb, këto metoda policore, njësoj si pushimi nga puna i mjekut kritik e zhurmëmadh Ilir Allkja, apo si tentativa kriminale për t’u mbyllur gojën atyre që japin fakte për manipulimin e numrit dyfish më të madh të vdekjeve, dëshmojnë se qeveria po mundohet të fshehë përdhunshëm, atë që nuk përballon dot profesionalisht. Pasi ka mbyllur një pakt mëkatarësh me një pjesë militantësh tek spitali infektiv: “ju kyçni gojën për ato që ne nuk ju plotësojmë dot, ne mbyllim sytë për ato që ndodhin në pavion”, rilindja nuk duron dot më asnjë zë që e prish rregullin e omertas.

Duket qartë se në këtë valë të re të pandemisë, kur vendet në spitale janë ezauruar, kur personeli shëndetësor është rraskapitur, kur buxheti nuk ka më fonde për financimin e luftës, pra kur sistemi ka kolapsuar, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një armë, represioni ndaj dëshmitarëve të këtij dështimi. Shpresa e tij e vetme ka mbetur, eleminimi me metoda brutale i një të vërtete fatale. Prandaj dhe organet e ligjit nuk shkojnë të hetojnë për kushtet në të cilat e humbi jetën babai i dy vajzave, por procedojnë penalisht këto të fundit, pas direktivës së kryeministrit se ato kanë politizuar vakinë.

©Lapsi.al

39 Comments

  1. Ky Lugat e ka mendjen vetem per Koncesionet.

    E rropi, e futi ne borxh kete vend, me disa Oligarke, modeli i biznesit te te cileve eshte RENTIER

    Nuk ka lidhje fare me ekonomine e lire.

    1. Ha 😃 SA te forta ke o Andi ti thua se nuk dua qe te mbroshe korrupsjoni ne mjeksi?? Por mjekun e arrestoje Edi Rama kote??? Je shume i pa besushme prandaj nuk ju besone njeri… Ka disa dite qe Ka dale ne medja me fakte e argumenta se si Sali Berisha dhe familja e ti kane vjedhur pronat e shqiptarve diten per djelle🌞 dhe ti Andi me koleget e Tu afer opozites nuk e Keni then nje fjale te vetme prandaj kjo qe Ben ju nuk eshte Gazetari por hajdutri Kure hajdute Jane afer jushe dhe ju paguane haraqin ju nuk e hapni gojen une di qe ne qofte se Spaku Godet hajdute Qofte majtaze qofte djathtaze ju do i hillni ne gryke por une shpresoj qe drejtesija e re te mos degjone se Qfare flasin njerzit si puna e juaje dhe e Shullaku dhe te godasin Ku do majtaze e djathtaze se per ket Pune eshte ber qe ti qendrone presoni nga Ku do we vjen

      1. O Rilinds, ishalla s’ta lexon komenti Rama se ke shkruar 10 fjali pa i vene pike e shatra patra, e do te beje lanet:). Do thote, ky qe sdi te shkruaj nuk meriton sufllaqe:).

        1. Po, o pjese e sallates se PD. Ai ka te drejte. Keta qe mbrojne te drejten e fjales kane frike nga korrupsioni gjigand i Berishes

  2. Ka edhe arsye te tjera per veprimet ndaj dr. Priftit z. Bushati. Doktori Edvin Prifti eshte fajtoir qe Rama kerkon per te shmangur pergjegjesite e veta. Nese ne mandatin e pare fajtori ishte Saliu, ne mandatin e dyte fajtoret u bene dy duke i bashkuar Saliut edhe Meten. Justifikimet e dhena mbreme ne “Open” nga patetikja Spiropali per pengesat qe shkaktoi pandemia ne eliminimin e pasojave te termetit, e di se nuk pine shume uje ne Tirane sepse gjate lockdown-it ndertimi ka vazhduar punen. Menaxhimi i pandemise eshte bere ne menyren me skandaloze te mundshme dhe vaksinat ende nuk shihen ne hotizont. “Planifikimi” qe vaksinimi i gjithe popullsise te kryhet per 14 muaj, tregon se sa te dobet jane ne matematike (si ne cdo gje ne fakt) perfaqesuesit e rilindjes. Nese do vaksinohen per 14 muaj 2.5 milione shqiptare, i bie qe te behen 5.950 vaksina ne dite, nderkohe qe keta synojne qe ne Tirane te behen 600 vaksina ne dite dhe keto kur t’i kene. Atehere iu duhet nje fajtor dhe ky fajtor eshte dr. Prifti. Por ka edhe dicka tjeter, kur dolen pergjimet e Antimafia-s italiane (nuk po kthehemi tek pergjimet e Habilajve), rilindoret bertiten se kujtdo mund t’i teket te flase per ta dhe nuk eshte arritur ne asnje veprim. Ndersa doktorin, te cilit ia shkaterruan reputacionin, me pergjimet e disa njerezve te tjere, e arrestuan. Ketu del edhe nje karakteristike tjeter e rilindoreve, urrjetja ndaj njerezve te ditur dhe te suksesshem ne profesionin e tyre. Deklarata e djeshme e Rames qe mandatin e trete e duam per te larguar batakcinjte e shendetesise e sqaron me se miri kete gje. Shkurt Rama do qe ta mbaje pushtetin me cdo kusht ne menyren me te paskrupullt te mundshme sebashku me kliken e tij injorante dhe te pagdhendur.

  3. Sinjalet e para per instalim diktature i ka hedhur Lubonja.
    Me keto veprime Ramiç veyrm konfirmon instalimin e diktatures.
    Tani mendohuni mire per ne 25 prill

  4. Analize brilante por edhe revoltonjese.

    Te gjitha ata qe marrin pjese ne kete maskarade duhen mbajtur shenim qe mbas 25 prillit te shkojne ata ne burg.

    Sa per SPAKUN nuk ka shqipetar qe e beson me.

    Aq sa besojne deklaratat e shpifura te ambasadores Kim.

    E VETMJA RRUGE ESHTE BE

  5. Nga viti 1990 jemi sjellur rreth e qark nga nje grup politikaanesh te paafte e te korruptuar duke

    mbetur ne vendnumro bile kemi bere hapa prapa aq sa nga endrra ” E duam Shqiperine si gjithe

    Europa” sot kemi nje ender “E duam Shqiperine pa Edi Ramen”. Interesante eshte se si atehere dhe sot

    kerkojume qe kjo deshire te na behet dhurate nga te tjeret pa marre secili vete pergjegjesi .

    Mer 25 Prill luhet fati i Shiperise, O Shqiperia qe don Edi Rama e rilindja e tij e gjunjezuar para tij

    para krimit, korrupsionit e varferise ku banoret e saj te ikin nga syte kembet si nga nje murtaje ose

    Shqiperia qe don populli, si catia e perbashket e shqiptareve ku secili eshte aksioner dhe asnje i

    perjashtuar.

    1. Ore ti ku i ke syte. Cfare beri Berisha me dhendrin e tij? Vodhi diten per diell pasurine tone dhe flet akoma per Ramen. Po te ishte Berisha ne burg nuk do te guxonte njeri ta dhiste muhabetin me korrupsion.

  6. Relativizoni kur doni dhe kundershtoni relativizimin kur ju intereson! Duket qarte inati dhe mllefi, se ai ju detyron te pershkruani gjithcka me gojen e Monikes! Nejse e kot kjo pune me ju qe ju duket vetja sic nuk jeni dhe aq me shume na mendoni neve sic nuk jemi! Nuk ham bar, nuk jemi tifoza me sy te erresuar por jemi ata qe vendosin kush do e drejtoje Shqiperine, se tifozat asnjeher nuk jan mjaftushem..Ka plot marrezira e padrejtesira kjo qeveri, po ju te gjithe bashke, me opozite, me media, me ca te doni, as qe jeni ne liste per nje alternative.

    1. Flet per alternative ti Aldo? Po a ka me poshtersisht se po sillet kjo qeveri? A ben vaki qe te heqe renten minerare, pra 9% te vleres qe do duhej ta merrte shteti shqiptar sepse mineralet jane te te gjithe shqiptareve dhe te lesh skanerin pa llampe ne kulmin e pandemise? Ky nuk eshte tifozllek, kjo eshte vjedhje e paster dhe kundershtim ndaj vjedhjes. A ke perfituar gje nga PPP-te e shumta ti?

    2. Aldo,alternative asht rotationi.
      Ju nuk hani bar,ju hani kastraveca.Ju jeni ato qe ndihmoni 17% te shqiptareve qe te na udhedhjesin per ne BE.
      E sa per tifoza,mos u lodh me na’e mbush mendjen,sepse i kena pa’ ato me 21 Janar 2011.
      Aldo ,fund mashtrimeve,rracizmit,mendjemadhesise e fodullekut.Fund shkaterrimit te Shqiperise nga diktatoruci Edvin shkerdhata,fund korrupsionit,fund luftes te klasave(qe po fillon me vaksinat)fund njihere e mire vjedhjes te zgjedhjeve dhe fund,sic e pohuat edhe vete,marrezirave dhe padrejtesive!
      Fund i kesaj qe qenverie qe nuk asht votu’ nga 83% e shqiptareve!

    3. O kurvë, me 26 edi rama do ta thyej qafën, por problemi është se çfarë duhet me bërë me parrazitët si puna jote.

      Hitleri jua dinte ilaçin.
      Jua uroj ilaçin e Hitlerit

  7. OR ZOTI ANDI,SI KA SURRAT YMER GELBAZA KELLIRA PER TJU LEPIR EDI RAMES KUR TE GJITHEVE JU KUJTOHET KUR JS PUBLIKOJ DOSJEN SE SI EDI RAMA E AKUZOJ BABAIN E TIJ PER INCEST FAMILJAR DHE LINDI GREG KRISTAQ RAMA thotë:

    OR ZOTI ANDI SI NUK I VJEN TURP ATIJ ZAGARIT TE TREDHUR NGA BOLET BATON HAXHIU QKA JE DUKE I BERE NE TV , JENI DUKE E DEMASKUAR ZAGARIN ME TE GJITHA DESHTIMET DHE VJEDHJETBQEBJA BERE EDI RAMA DHE ORGANIZATA DHE PRAP ZAGARI NUK PUSHON DUKE LEHUR (MBROJTUR EDI RAMEN) AI ZAGARi TJETER CARLO BOLJA BOLINO TANI NUK TE DEL PERBALLE FARE ,

  8. Doktori Prifti eshte doktori me mire ne Shqiperi e ka shpetuar mijra jete shqipetaresh dhe e arrestojne sepse ne nje pergjim doli emri i tije , kurse Veliajt i del emri ne pegjimet e antimafies italiane nuk i hyne gjembe ne membri, Kjo eshte drejtesia me e qelbur ne bote e kapur ne cdo qelize nga Rama.Doktorin e arrestuan vetem per te bere fushate elektorale e per te trembur te gjithe ata qe e kundershtojne. Me kete veprim qeni Rama tregon se se kur ai arreston mjekun me te mire,mjer ju te tjeret .Kete zagar te spakut nuk shikojne vjedhjen qe bene Rama me rilindjen por meren me doktorit. Keta Jan tallur me rrogat e mjekut e detyririmisht do pranojne edhe dhurata qofshin keto edhe Leke . Kushdo po te ishte ne gjendje kritike per jeten do paguante dicka per te shpetuar jeten . Nuk ka mjeke ne Shqiperi qe nuk mer 5000 deri ne 10000 Leke per nje vizite te zakoneshme kjo i ka ndodhur cdo shqipetari sepse sa rrite marin

    1. O rrot. Doktori le te hapi spitalin e tij dhe jo te perdori sallen e operacionit, veglat, hotelerine qe paguhen me taksat tona. E kush nuk do ta donte te kishte aq para qyl pa shpenzim.

  9. Nëse populli nuk i thërret mëndjes, dhe sapunit do i thotë djathë, do jemi diktaturë në fund të mandatit të 3-të të Ramës, dhe atëhere nuk do kenë çfarë të bëjnë më, vetëm të presin ta zejë ngordhja si Enverin.
    Diktaturat ngjizen, ushqehen dhe mbahen me propagandë.
    Kush ua cënon propagandën është armik numër 1 i pushtetit të tyre dhe nuk do kursejnë asgjë për ta shtypur e denigruar, do përdorin gjykata, prokurori, media, polici, madje edhe mjeksinë…

  10. Bushat ,qe daktori nuk osht kamunist kte e di si buka qe ha,por ce do qe osht kap ne demonstarte—Tha Qazim Mulletja…..
    Nuk e kuptoj ps te gjith hajdutet dhe rrugacet PD i merr ne mbrojtje.
    Bushat mos ja fut kot,pasioni te ka erresuar llogjiken,Rasti eshte flagrant dhe Edi Rama nuk ja futi 500.000 euro(ishin paga e nje muaji) ne shpi dhe ne zyre.
    E keqja eshte se te gjith hajdutet behen politikane.
    Ky Prifti ishte aq i zoti ne profesion sa edhe ne vjedhje.Denoncimi eshte bere nga tre persona te ndryshem,ne kohe te ndryshme dhe aq me teper nga Drejtori i Spitalit .
    Qe ky prifti merrte 2000-3000 euro kete e di edhe Shkullaku qe qesh gjysem shqip e gjysem memec.
    Nje burg i lehte i ben mire sepse te gjithe rrugacet si injorante dhe me shkolle mbrohen nga politika dhe gazetaret.
    Jam i bindur Bushat qe edhe ti vehte e di qe doktor Prifti eshte HAJN,

  11. Kadiut ti rrefesh parane
    terse verdit sheryan
    Per para sa se shet t¨ane.

    Hasan Zyko Kamberi
    Doktor Prifti nuk ka asnje shans te mohoje rrushfetin ose penalltine qe i vinte te semureve.
    Te jesh profesionist i mire nuk dmth qe nuk je dhe hajdut ose me mire me thane tagrambledhes po aq i mire.
    Absolute te gjith doktoret ,infermieret,shoferet, etj spitalore kane marre ,marrin dhe do vdesin duke marre para me thase.Ti me perpara vdes se te te kap kush me dore nqs nuk paguan..Keshtu eshte kudo ne bote.
    Doktori qe nuk ngopej kurre kapi vehten e tij,pordhac.
    Bushat edhe Hasan Zyko Kamberi te ngjallet,nuk e shpeton dot kete paralli nga hotel kashta.

  12. Ju mbrojtesit e kushtetutes duhet ta kishit ngritur zerin per shume ceshtje, por heshtet kur Ram rrumpalla e shkeli dhe vazhdon ta shkele me kembe kushtetuten.
    E vetmja gje qe po thote Bushati eshte se i duket “drejtesi selektive” ne favor te ripjerdhjes. Nese nuk kupton kaq, lere manjane kushtetuten.

    1. Qenka hapur në Shqipëri një universitet i mafies së drogës me paratë e Ndraghetës, e ky “studenti” mesa duket është ndër kuadrot e para.

  13. Po Ram rrumpalla? Si gjithmone i nxjerr popullit pallen. Po ti o student xhani? Me siguri ferkohesh te palla e rrumpalles. Ferkohu mire dhe suksese ne jete.

  14. Do rrini urte apo ti them Presidentit hajdut Meta .
    Keni frike nga Meta sepse nxjerr popullin nga xhepi dhe ju ben gjemen.
    Kushtetuten do ta mbrojme sic e kemi mbrojtur gjithe keto vite.
    Dr.Prifti eshte nje kokerr hajduti me PHD.
    Edhe OJQ e detit dhe e teatrit dhe e askujt jane shume te prekur dhe do bejne nje deklarate se si mbrohen hajdutet dhe kushtetuta.
    Ngrije me fund,te kam rixha
    Shendeti i flamurit si thone shaka.

  15. Prej vitit 2001, ky njeri quhet kryetar i Partisë Republikane dhe zgjidhet gjithmonë si deputet i listës së PD.

    Prej vitit 2008, atij iu bë fat tragjedia e Gërdecit dhe fakti që nëse ai hapte gojën në proces, djali i kryeministrit ishte në burg. Prej asaj dite, familja Berisha është në fakt në shërbim të tij.

    Ai po ashtu është nismëtari i procedurës për t’i kthyer atyre klubin “Partizani”. Çdo përdredhje e Lulit që bën sikur nuk e përfill, përfundon gjithnjë në një marrëveshje të minutës së fundit.

    Ai është njeriu me të cilin nuk duan të bëjnë shaka, se ruan dëshminë e një krimi me 26 të vrarë.Dy kambere po qihen nga dy berbere,shko mor shpellkare njeri me dore se do lehtesosh dhe veten,mos u mer me komente,odylber me dy kamber

  16. Por përsa i përket ditës së rrëzimit të monumentit, 20 shkurtit të vitit 1991, Berisha nuk ka asnjë lidhje. Ai vetëm është parë brenda një automjeti Fiat duke kaluar në hapësirën mes turmës së irrituar e kordonit policor në mbrojtje të monumentit, gjest për të cilin nuk ka dhënë ndonjëherë sqarim.

    Nuk ka qenë as në ballë të turmës as ka bërë thirrje për rrëzimin e monumentit. Madje zyrtarisht, nga PD-ja është dënuar akti i rrëzimit të monumentit dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga arkivat e kohës.

  17. Precedenti i shkurtit 2019 eshte nder me negativet per demokracine shqiptare, sepse ai shenoi rastin e pare kur nje opozite doli ne menyre te organizuar nga sistemi, per te marre ne dore shishen e benzines. Eshte rasti te pyetet sot Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, te cilet ende e justifikojne ate qe kane bere, nese do te sillen serish si dy vjet me pare. Per shembull, a do te pranojne rezultatin e zgjedhjeve te 25 prillit nese humbasin?!

  18. @ i paemer 14:37 Ore bij bushtrash, as te shtunen nuk beni pushim. Pyete ate pallen tend, perse i duhet pushteti edhe kater vjet? Lum si ju qe i lepini bythen nje te cmenduri.

  19. Një nga protagonistët e ngjarjeve të 20 Shkurtit të vitit 1991, Edmond Budina, jo vetëm ka konfirmuar se Sali Berisha nuk ka qenë në shesh, por ka hedhur dyshimet se Berisha mund të ketë qenë në një makinë të Sigurimit famëkeq të Shtetit në momentet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në rolin e të besuarit të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ndër të tjera Budina ka pohuar se “Në atë shesh, kur u rrëzua busti nuk kishte asnjë anëtar të PD. Edhe unë isha në mënyrë të pavetëdijshme, spontane,pyete ti lulzime pse doli nga sistemi dhe pse kerkon te hyje prap ne sistem o dy kambere ne nje dere,pse salihu kandidoje per nje mandat të trete ne 2013,ramen rrezoje i me vote jo tja lere vendin lulzimes qe eshte mesuar qe tja japin pushtetin se vete nuk ka fituar asgje per 15 vjet ne politike dhe dicka o dy Kambere ti thote salihut qe ta vrase ramen si olldashin dhe ky pastaj behet krye kari i shtetit me dy Kambere

  20. Bushati me IQ sa temperatura e ambientit keto dite te ftohte, rreket te shpjegoje sesi e bardha eshte e zeze dhe anasjelltas.

    Dy motrat akuzuan publikisht mjeket. Kur ceshtja u hetua doli se motrat kishin shpifur. SHPIFUR. Tani Bushati merzitet se pse motrat po hetohen per shpifje dhe kujton edhe arrestimin e doktorit te Partise qe iu gjeten gjysme milioni euro ne shtepi.

    Ka 30 vjet qe shkerdhata si puna e Bushatit i shesin antivlerat per vlera dhe ankohen pastaj qe ne sbehemi njerez mer jahu… ky vend ka mar fund mer jahu…. kjo qeveri eshte shkerdhat me jahu….
    Ptu rrace e keqe.

  21. Tërbimi i tij i dukshëm, deklaratat përçart, kërcënimet verbale si një skizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmbë të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur.

  22. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.

  23. Edhe pse Ilir Meta thotë se nuk takohet skutave, faktet tregojnë të kundërtën.

    Gazeta TemA ka siguruar një tjetër video të tij, në Vlorë.

    Ai ka zhvilluar një vizitë misterioze në një banesë private.

    Meta në këtë takim, ka qenë vetëm dhe nuk shoqërohej nga asnjë bashkëpunëtor apo shoqërues.

    Me shumë mundësi kjo vizitë ka qenë ekstremisht private, pasi rrugica ka qenë bosh dhe nuk kanë qenë as makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, me përjashtim të asaj që e transportoi në shtëpinë misterioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu