• |
ide | kryesore

Meta për hetimin e dy mbesave të ish-deputetit të PD që iu vdiq i ati nga Covid: Ky është shtet i kapur!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta në komunikimin e sotëm me gazetarët e ndali vëmendjen e tij tek situata e pandemisë, për të cilën flet prej ditësh.


Meta e cilësoi të papranueshme nisjen e hetimeve ndaj dy mbesave të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarrolli, të cilat pak ditë më parë akuzuan spitalin Infektiv dhe mjekët se lanë pas dore babain e tyre që vdiq nga Covid.


Sipas Metës gjëra të tilla, ku policia padit dy qytetare ndodhin vetëm në shtete të kapura, jo në shtete demokratike.

“Një tunel bëhet prapë, një jetë e humbur nuk kthehet më. Nuk do ishte detyruar të bëjë padi një institucion ndaj dy vajzave që kanë humbur të afërmit e tyre. Padinë e bëjnë mjekët, të afërmet, por kurrësesi institucionet që kanë tjetër detyrë. Me ligj vetëm në shtete të kapura ndodhin makabritete të tilla.

Ky nuk është shtet i së drejtës, demokratik dhe europian. I bëj thirrje kryeministrit dhe gjithë qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, se me batuta, akuza e shëmtira është një gjë që nuk shkon”,- tha ai.

2 Comments

  1. E SAKT QE ESHTE SHTET I KAPUR . POR EDHE NESER ME TY NE PUSHTET DO JETE PERSERI SHTET I KAPUR DHE JO PER FAJIN TEND POR PER FAJ TE SISTEMIT QE JU KENI NGRITUR O PRESIDENT . NESE MBAJME STATUSKUONE KY VEND NUK DO KETE PERMIRESIM POR DO VAZHDOJE TE NJEJTIN AVAZ KU KRIMINELET DO KENE PUSHTET , INJORANTET DO DREJTOJNE , DREJTESIA DO JETE PERSERI ME PUSHTETIN DUKE I BERE FRESK PUSHTETAREVE DHE VETE PUSHTETARET , BASHKE ME TY O PRESIDENT . DO HEDHIN VALLE NE GOJE TE UJKUT DHE DO TALLIN PERSERI BYTHEN ME KETE POPULL DUKE U SJELLE SI SULLTANER DHE EGERSIRA ME POPULLIN . TY DHE SOJIT TEND DO JU DUKET VETJA SI TE PAVDEKSHEM DHE TE PAGABUESHEM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu