• |
ide | kryesore

Pas akuzave se nuk u kujdes në kohën e duhur për pacientin me COVID, flet mjekja Migena Qato

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjekja e infektivit Migena Qato, ka paraqitur në media versionin e saj të ngjarjes për Rifat Lalon, pacientin që ndërroi jetë në spitalin Infektiv prej COVID-19. Ky rrëfim vjen pas akuzuave të dy motrave Lalo, njëherësh mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli.

Qato thotë se pacienti është paraqitur në spitalin COVID 1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi.

Mjekja pretendon se skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, pra në 17:15.

Ajo shtoi se vajzat e të ndjerit ishin në dijeni për situatën e rënduar shëndetësore të tij, pasi janë telefonuar nga personeli i spitalit.

“Pavarësisht se me detaje do të merren instancat përkatëse, ashtu siç e meriton situata, dua të sqaroj Pacienti ka arritur në ambientet e COVID-1 në orën 16:30. Duke qenë se është paraqitur në gjendje të rënduar, është vendosur në oksigjeno-terapi. Ka marrë ndihmën e parë, është vlerësuar më pas oksigjenimi në gjak të tij. U desh 40 minuta të arrinim në kushte të duhura, për ta vendosur në skaner. Pacienti është çuar në skaner për t’u vlerësuar në kushte të rënda respiratore, jo më tepër se 45 minuta pas mbërritjes së tij në spital. Skaneri është realizuar rreth 17:15 minuta. Pas skanerit është vendosur në terapi intensive, ishte gjendje e rëndë që në ardhje dhe u rëndua më shumë në ditët ne vazhdim. Nëse pacienti ka ardhur në spital deri 16:30, edhe pse numri rezultonte i fikur, ne e kemi telefonuar zonjat në 17:30 dhe i kemi shpjeguar situatën. Nuk dua të ndaj detaje nga biseda ime me zonjat. E para, kërkesa e tyre shumë e dyzuar. Ata thonin njëherë për të marrë babain nga Infektivi, fillimisht kanë pasur dëshirën ta marrin dhe më pas nuk kanë dashur. Dhe rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. Nuk ndryshoj asnjë presje nga ajo që kam thënë. Çdo sugjerim mjekësor duhet të realizohet duke e pasur pacientin përpara. Këtë gjë ia kam sugjeruar dhe motrave. Pacienti ka shkelur në 16:30, ka filluar menaxhimi i menjëhershëm i pacientit. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të pa gënjeshtërta, është mendim i zonjave çdo pretendim. Pacienti është menaxhuar siç e do protokolli COVID”, tha mjekja.



9 Comments

    1. Ore debil i lindur .
      Nuk ka pune partie ketu. Kete doktorreshen e akuzuan dhe e pergojosen me te madhe vajzat e te ndjerit . Biles thane se ai vdiq ne karrige dhe asnje njeri nuk e preku me dore. Kur e verteta qenka krejt ndryshe. Pastaj reagimin vajzave te te ndjerit e moren keta lapsaxhinjte dhe e futen ne ingranazhet e politikes dhe propagandes per te bere sa me shume zhurme . Lexo pak lajmin e Lapsit para pak ditesh. ”’ SKANDAL”’ …. .

      1. Ore kjo thote te verteten-thua ti. Po babai i atyre gocave qe ju telefononte ju thoshte aman jepni edhe leke e me nxirrni nga spitali se po vdiste?! Jam kurioz te di ti priresh te besosh ate rahmetliun qe ishte ne hall apo kete infermieren qe del e mbron veten?

        Edhe nje gje: po ata 4-5 vete qe jane hedhur nga ballkoni nga ai spital, ste ben pershtypje kjo gje? Apo kjo ndodh kudo madje behen dhe filma::)

        Rilinds: edhe e mbrojtura e nje gjeje ka nje kufi sepse pastaj kthehet ne grotesk fatkeqesisht.

  1. Debil dhe bajge rilindas je ti mor kulluf,kur arrestuan Ervin Priftin sle gje te ndyre pa shkruajtur kurse sot na i del ne mbrojtje kesaj doktoresh vapire,ty te kuptohet lehte halli qe ke mor mrr i kuq.

  2. Ne fakt, faji kryesor nuk qendron tek mjekja, pavaresisht se edhe ajo ka pjesen e vertete te pergjegjesise. Arsyet se pse ndodhin keto gjera jane disa. Arsyeja e pare eshte se mjeket jane te sterlodhur nga kjo situate qe ka afro nje vit. Shqiperia ka mungesa te theksuara te personelit shendetesor dhe rilndja ka bere cmos per te larguar sa me shume nga Shqiperia. Arsyeja e dyte eshte demotivimi i mjekeve qe paguhen ndoshta me pak se nje mjeshter ne ndertim dhe ketu prape rilindasit e rinj kane pjesen e vet. Arsyeja e trete jane mungesa e materialeve mbrojtese per personelin shendetesor e kjo shkakton frike tek mjeket dhe ketu faji kryesor bie mbi rilindjen qe te gjitha i ka blere me 4-5 fishin e cmimit te tregut duke e lene personelin pa mbrojtjen e nevojshme. Faji kryesor i mjekes eshte qe del e na flet per kushtet e mrekullueshme qe kane aktualisht spitalet saqe te duket sikur po flasin per ndonje hotel me pese yje, por edhe ketu ka doren e vet rilindja qe kercenon me buken e gojes. Sa per fjalet e thena nga dy zonjat qe humben babane, vetem ndonje psikopat apo ndonje budalla i patru nuk i beson.

  3. Nje dite isha ulur per kafe me disa mjeke, dhe njeri nga ato nje dit me pare kishte qen ne gjykate ne rolin e ekspertit ne nje gjygj kundra nje mjeku tjeter qe akuzohej per neglizhence me pasoja te renda.
    Dhe po na tregonte qe pasi kishte mbaru gjygji, e kishte taku kte kolegun e akuzuar dhe i kishte thene: “her tjeter mos fallfiko kaq pa leze, beji nje cike me realiste letrat se po na ve ne siklet”. Problemi ishte se gjith kartela e pacientes ishte me shkrim zhgarravina, ku nuk lexohet dot asgje, ndersa faqa qe ishte e rendesishme per gjygjin ishte me bukurshkrim, mjeket asnjehere nuk shkruajne keshtu por ai e ka gris origjinalin dhe ka vu kte me bukurshkrim, edhe bufi e kuptonte qe ishte fallcifikim. Por natyrisht qe ai mjek doli i pa fajshem.

    Per mendimin tim mjekja e akuzuar ktu nuk ka peshen kryesore te fajit, faji kryesor e ka drejtoria e spitalit dhe ministria per menyren se si e kane organizuar punen aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *