• |
ide | kryesore

Plas skandali në Itali/ Shqiptari me covid vdes në spital, nuk iu dha një shtrat në terapi intensive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vdekja e një shqiptari 38-vjeçar në Molise të Italisë ka nxitur një debat të fortë në mediat dhe institucionet italiane. Pjerin Lleshaj ishte infektuar me covid dhe u paraqit në gjendje të rënduar në spital.

Ai duhej të shtrohej në terapi intensive, por askush nuk i dha një shtrat aty. Mediat italiane shkruajnë se kjo ishte një vdekje që mund të shmangej nëse pas 1 viti autoritetet shëndetësore italiane do të kishin bërë të mundur që të zgjeroheshin kapacitetet spitalore.

Sipas medieve italiane shqiptari ndërroi jetë në 7 shkurt dhe la pas bashkëshorten 25-vjeçare dhe 2 fëmijë. Ai nuk kishte sëmundje të reja, por vetëm simptoma të agravuara për shkak të Sars-Cov-2. Lajmi ka nxitur indinjatë në komunitetin shqiptar në Itali, por edhe polemika mes institucioneve. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ky nuk eshte nje gabim i vetem. Shikoni titrat ne te gjithe televizionet, lexoni gazetat dhe eshte per te vene duart ne koke nga injoranca gjuhesore e gazetareve, qe nuk njohin as rregullat me elementare te gjuhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *