• |
ide | kryesore

Rama në Vlorë/ Si ia “rrëmbeu” BE-së meritat për Lungomaren

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kryeministri Rama ishte në Vlorë të enjten për të parë punimet tek projekti i zgjatimit të Lungomares. Si në çdo aktivitet të këtyre ditëve, kamera e ERTV e ndoqi teksa interesohej për detaje si rrethimi i pishave, gurët dekorativë, spotet e ndriçimit dhe ngjyrën e betonit në pishinat në anë të detit.


Shëtitja u transmetua live në ERTV me Dritan Lelin në rolin e ciceronit, Gjiknurin që saktëson çmimet e metrit katror të vilave dhe inxhinierët që shuanin kureshtjen e kryeministrit për ndonjë detaj të projektit.


Lungomare është një nga projektet më të rëndësishme të rilindjes urbane në Vlorë dhe zgjatimi i saj, pra Lungomare 2, është një financim i FSHZH.

Por projekti i Lungomares u financua nga Bashkimi Europian, një fakt për të cilin pakkush është në dijeni. Normalisht ky fakt nuk është sekret, por Propaganda intensive e qeverisë, e ka lënë në hije rolin madhor të Bashkimit Europian në këtë projekt.

Mund të gjesh me dhjetëra vizita të Edi Ramës në Vlorë tek Lungomare dhe qindra raportime në media dhe askund nuk ka një falenderim apo mirënjohje për miliona eurot e investuara nga Bashkimi Europian. Jo se Rama nuk e ka ditur, por kryesocialisti e ka shmangur nga vëmëndja publike për të marrë mbi vete të gjitha meritat.

Projekti është shfrytëzuar përgjatë fushatave elektorale, ku është bërë e zakonshme që kreu i qeverisë rreh gjoksin herë si arkitekt dhe herë si inxhinier në takimet në Vlorë.

Kjo “shmangie” për interesa elektorale e pati një moment rezistence nga Soreca. Diplomati italian u angazhua personalisht në një fushatë komunikimi, që synonte promovimin e projekteve të Bashkimit Europian dhe që nisi pikërisht tek Lungomare, në mesin e vitit të kaluar. Fushata e komunikimit, e quajtur “Europa është këtu” kishte si qëllim ta theksonte me ngulm se Lungomare dhe projekte të tjera të ngjashme ishin financime të Bashkimit Europian.

Një burim pranë delegacionit të BE-së tha se gjatë kësaj fushate komunikimi, u porositën një seri tabelash promovuese që vinin në dukje financimin e projekteve e nga BE dhe punonjësit kishin porosi të veçantë t’i vendosnin në pozicione sa më të dukshme në kantieret e ndërtimit, të cilat ishin shpesh objekt i materialeve propagandistike të ministrave.

Vetë Soreca nuk ngurroi të ankohej publikisht për faktin se pakkush ishte në dijeni për investimet e Bashkimit Europian gjatë një vizite në Vlorë. “Lungomare ishte një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për Bashkimin Europian. Ai e rimodeloi tërësisht Vlorën, hapi bregdetin për pamje të mahnitshme, e bëri infrastrukturën miqësore me mjedisin dhe, mbi të gjitha, ndryshoi jetën dhe biznesin e shumë banorëve. Tani ne po punojmë së bashku për një tjetër projekt të rëndësishëm: bypass-in e Vlorës. Sapo jemi kthyer nga një vizitë me kontraktorët dhe inxhinierët, dhe unë jam i lumtur që shoh se puna po përparon shumë shpejt. Bypass-i do ta ndryshojë qytetin e Vlorës ashtu siç bëri Lungomare. Ne jemi krenarë të investojmë në një projekt që po përdor teknologjinë më të përparuar në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Por a e dinë të gjithë se është Bashkimi Europian që po e financon bypass-in e Vlorës? Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë dhe për fat të keq kjo ndodh shpesh me mbështetjen tonë financiare. Vetëm për rrugët, BE-ja ka investuar më shumë se 110 milionë euro në 10 vitet e fundit, duke ofruar 700 km rrugë në të gjithë vendin. Ka shumë të ngjarë që, çdo ditë dhe pa e ditur, ju udhëtoni në një rrugë që e ka financuar BE-ja”, shprehej Soreca.

Nuk dihet nëse fushata e komunikimit të Sorecës pati për qëllim të shtojë ndërgjegjësimin e popullsisë në lidhje me paratë që Bashkimi Europian investon në Shqipëri, apo ishte pasojë e fërkimeve që Rama pati me ndërkombëtaret vitin e kaluar gjatë negociatave për një marrëveshje me opozitën. Gjithsesi, duket se nuk ia ka arritur qëllimit që pati Soreca, te paktën në lidhje me Lungomaren, që është përfolur shpesh në fushata elektorale, si një projekt meritë personale e Edi Rames.©Lapsi.al

30 Comments

  1. Mirenjohje BE per mbeshtetje financiare e te tjera ndihma qe i dhuron qytetareve te Shqiperise. Mosmirnjohja e pa pranueshme moralisht.

    1. po mire mor zotni kush te pengoji ty te shpreheshe dhe tregoje investimet e BE,……kujt i ankohesh anonimatit,apo ,……..shko more e pirdhu

      1. Nuk e kuptoj perse nevrikosesh o militant! Deri tani EU te ka mbajtur e ushqyer o bukeshkale. U ofendovve se nuk ishte komandanti yt qe i nxorri leket nga xhepi (sikurse ben gjithmone)?

  2. e me mos i qini robt, dmth BE ka meriten se e ka financuar?????? hahahahah po ca te themi per rrugen e kombit qe bankat kan meriten e asaj vepre hahahha skisha pare deri me sot debil-llek jajm si ky. Ore se mos na i ka falur BE ato parate e financimit e sdime gje

    1. Mos tu merrte BEs, ta financonte vetë me taksat që u merr vlonjatëve.
      Sipas logjikës tuaj meriten e ka ai punëtori që ka shtruar pllakat dhe hedhur beton.

    2. Rrugen e kombit e ka financuar ne % te madhe BE, sa per ta ditur qe leket nuk i nxorri as Rama e As Ahmetaj e aq me teper Berisha e Basha!

  3. Që Rama mashtron dhe bën propagandë nuk është gjë e re, e as bën habi që të mburret me paratë e huaja.

    Por pyetja është se ku i ka çuar paratë e taksave këto 8 vitet e fundit?

  4. E keni par si ben show me rindertimin, ndertuam kaq shpi ktu ndertuam kaq shpi atje, sikur po i paguan na xhepi i tij…. E paguajm cdo muaj qe te bej transparenc dhe jo show dhe ky kllowini ben te kunderten

  5. Po nuk latë gjë pa thën për projektin e Lungomares, tani shqetësoheni se se dimë që e ka financuar BE. Të gjithë e dimë që pa BE nuk do kishim bukë në darkë për të ngrën, dhe pa USA nuk do kishim çati mbi krye, kështu që nuk ka rëndësi sa e ijmë për financimet e veçanta.

  6. O Soreka o llum na trego pak pse eshte jashzakonisht i rendesishem per Bashkimin Europian Lungomare.U desh 4 vjet qe te mbaronte dhe na can trapin me trafik sa here qe shkojme ne jug.Nje pllake e madhe betoni me ca peme siper.

  7. Pa doskutim qe Rama ka merite pavaresisht BE.
    Po pse na u ba i neveriteshem e per te vjelle.
    Fundja nje rruge betoni eshte e jo ute si ajo e Bosforit.

  8. Pa doskutim qe Rama ka merite pavaresisht BE.
    Po pse na u ba i neveriteshem e per te vjelle.
    Fundja nje rruge betoni eshte e jo ute si ajo e Bosforit.

  9. Bushat jeni bo njelloj si Meta,pa tru fare,idiote.
    E kujt I plasi per meriten,lungomarja eshte nje mrekulli.
    Meta flet per popullin sikur ta kishte ne xhep.

  10. po mire mor zotni kush te pengoji ty te shpreheshe dhe tregoje investimet e BE,……kujt i ankohesh anonimatit,apo ,……..shko more e pirdhu

  11. Ka nje ndryshim qe Rama financimet e BE po i shfrytezon per te miren e popullit , kurse kur ishte pd-ja ne pushtet, ne ishim me keq se Bangladeshi, sote qytetet po marin hije edhe po dalin paster, lexova nje qe tha dil shiko fshatrat, normale, fillojme nga qendra, pastaj fshatrat, se nuk behen gjerat me nje te shkrepur

  12. Po c’popull o -Agron -Gerdalla-ke kaluar ndonje here neper Vlore,apo e shikon tek -ERTV-ja?Vlora eshte Kandahar o njeri tere rruget jane carcaf ,gropa ,gropa ujrat e zeza jane kudo ,10 minuta shi te bjere mbytet i tere qyteti .Kjo eshte e mira e popullit ,thuaj e mira e xhepit .

  13. I pagoi BE 50 milion euro ne fillim po ato lek i vodhi Meta me firmen greke kur kishin ministine e transportit dhe per 4 vjet nuk beri asnje meter rruge.U detyrua Rama ne fund ta mbaronte para zgjedhjeve te 2017.E njejta gje ndodhi dhe me bypass e Fierit.Ja qifsha robt atij vlonhati qe viton LSI.

  14. O shpatkari po ti qe voton ata te ridhjerjes mavi te te qine pragun dhe oxhakun,te githe baxhellat e shtepise dhe te fisit.

  15. Bushat tek emisioni me Batonin ti theksove si realizime te te gjatit tone ne keto tete vjet Lungomaren dhe bixhozin .
    O Bushat , ku jeton ti o te keqen vllai? Lungomare mire qe qenka investim i BE-se por edhe sikur te mos ishte i BE-se , ne vendet me demokraci te konsoliduar , jane investime bashkiake dhe jo te pushtetit qendror . Sa per bixhozin , i gjati e nisi me fun marrezise dhe marrezise jo qe nuk i dha fund por ja dha si prone vellait te tij . A e dine ti Bushat sesa bixhoz online luhet ne kete vend ? A e dine se kush e komandon ? Deri dje shteti merrte ca taksa nga llotot , qe per hir te se vertetes nuk ishin te vogla , ndersa sot nuk merr asnje kokerr leku sepse te gjitha shkojne ne xhepin e velleit te te gjatit tone . Deri dje ne keto dyqane punesoheshin minimalisht dy persona , sot asnje . Shume vete mernin ndonje leke edhe nga qirate e ndertesave sot jane me gisht ne goje . Bushat , ky nuk ka bere as edhe nje pune te hajrit , nuk ka mbajtur as edhe nje premtim te vetem . Edhe ne ato raste qe ka bere diçka , e sigurt eshte se ka lidhje me ekonomine tone por me ekonomine e tij personale . Ky eshte ekzemplar , eshte kuçeder i parase dhe pushtetit . Per kete vemje te gjate , shqiperia dhe shqiptaret jane ne vendin e 20 te prioriteteve qe ky ka dhe do te kete ndonjehere . Per kete kryesore eshte interesi personal , personal dhe personal . Ky eshte nje egocentrist i pandreqshem . Ky eshte 1000 here me i keq sesa Luixhi i XVI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu