• |
ide | kryesore

Rama nuk jep llogari për shëndetësinë falas që premtoi, por merret me LSI-në: Në kohën e Petrit Vasilit shëndetësia ishte në ditët më të errëta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë gjatë vizitës që ka zhvilluar në Spitalin Rajonal Memorial. I pyetur për kritikat e Metës për vaksinimin e disa personaliteteve, cilësuar nga presidenti si “sekeltivitet”, Rama u shpreh se kreu i shtetit bën deklarata nga këshillat e Peço Vasilit, duke thënë se shëndetësia në kohën kur ministër ishte Vasili ka qenë në kohën më të zezë.

Për Ramën, presidenti Meta flet në emër të shqiptarëve, por se në fakt mbron vetëm interesat e LSI-së.

“Meta është shpërdoruesi i rolit të presidentit. Ai bën deklaratat nga këshillat e Peço Vasilit, dhe koha kur Vasili drejtonte shëndetësinë është koha më e errët e shëndetësisë shqiptare. Vaksinimi do shtrihet në moshat mbi 80 vjeç. Nëse presidenti mendon se Reshat Arabana apo Tinka Kurti nuk duhet të vaksinohen si çdo të moshuar tjetër. Ky njeri është bërë si dordolec që vihen në fusha për të trembur zogj. Meta bën deklarata për shqiptarët, por mendon vetëm për veten. Ne tani kemi garantuar personelin shëndetësor, po nisim me 80-vjeçarët dhe me radhë. Ata thjesht duan të marrin pushtetin e humbur, por s’kanë për ta marrë derisa akoma vijojnë të jenë alternativë”, tha Rama.



6 Comments

  1. O PUSHT-TETAR DORDOLEC I JUVENTUSIT

    Edhe propaganda jote jane bene muuuuuuuu… per te mbajtur me çdo forme Pusht-tetin.

  2. Sa i sigurte je o doç, qe do vjedhesh prap zgjedhjet. Ç’do gje,ne kete bote lind, rron dhe vdes,ty te ardhur rradha, biles e tejkaluar nje, nuk ke me demain o derman. Po te mos ishte Nano, ti vendin e kishe ne gjirizet e parisit, aty ku te takon te jesh, o kelysh hajdut e tradhetar, o prepotent impotent.

  3. @ TIMONIER DORDOLEC I JUVENTUSIT

    MOS BEJ FUSHATE ELEKTORALE ME VAKSINA.

    GRAFIKU I VAKSINIMIT DUHET TE BEHET SI KUDO NE BOTE:

    1- GRUPET NJEREZORE TE RREZIKUARA PER GJENDJEN SHENDETESORE.

    2- GRUPET NJEREZORE TE RREZIKUARA QE JANE NE KONTAKT ME VIRUSIN.

    3- GRUPMOSHAT MBI 90 VJEÇ, PASTAJ MBI 80 VJEÇ, PASTAJ MBI 70 VJEÇ, DHE VAZHDON …

  4. Partia Socialiste betejen elektorale 2021 e ka me LSI,per vendin e dyte !!!
    Kete e ka kuptuar Rama dhe po lufton fort qe te kape te dytin !
    Me natyren DonKishot-jane qe ka….,hajdutit dhe mashtruesit serial rrezikon shume vendin e dyte !

  5. O EDVIN MORE EDVIN
    JE PUTANE,JE PUTIN!!!
    ….me keto fjale duhen mbushur me parulla rruget dhe rrugicat ne cdo cep,ne cdo skaj te Shqiperise!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *