• |
ide | kryesore

Vaksinimi me hatër/ Kurthi i Ramës me dozat e pakta të Pfizer

-Instant, Arkiva, Lajme



Në kurthin e Edi Ramës për të nisur me një vaksinim preferencial kundër Covid 19 po bien një nga një jo vetëm ata që reagojnë me shkrime e statuese ne Facebook por edhe vetë presidenti i Republikës. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme kreu i shtetit ka goditur ashpër planin për të vaksinuar personalitetet para të moshuarve të tjerë.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Të kapësh virusin me SPAK

“Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësistë në vaksnimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”,-tha Meta në konferencën për mediat. Presidenti e akuzoi Ramën për genocid, duke thënë se ndarja e shqiptarëve në klasa është tipike diktatorjale. Një ditë më parë akademiku Artan Fuga e fshikulloi kryeministrin duke thënë se ai po “kërkon të marrë rolin e Zotit”.

Nuk vonoi shumë dhe Rama u përgjigj në Twitter. 

Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarët?! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?,”-shkruajti Rama.

Përkrah Ramës u shfaq edhe ish presidenti Alfred Moisiu që me sa duket është një nga përfituesit e këtij vendimi dhe që do të shkojë të vaksionohet të dielën. “Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, tha ai në një prononcim për ABC NEWS.

Armand Shkullaku Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja

 

Por e gjithë kjo orvatje për të ndarë opinionin në dysh, duket se nuk është veçse një kurth i pushtetit për të bërë të duket sikur procesi i vaksinimit është real. Ashtu sikurse e ka treguar edhe ‘zbulimi” i kontratës së Pfizer, deri në gjysën e dytë të këtij viti, ka aq pak vaksina, nga të cilët do të përfitojnë shumë pak njerëz, sa nuk ia vlen barra qeranë që ato të shndërrohen në mollë sherri.

Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën

Kontrata ‘sekrete” me Pfizer e zbuluar nga Gogo.al tregon se ajo nuk e mundëson dot nisjen reale të vaksinimit. Vëreni me kujdes tabelën më poshtë, ku janë të ndara intervalet në kohë të furnizimit të vaksinave.

Në kolonën e dytë të tabelës tregohet se në janar do të mbërrinin në Shqipëri pak më shumë se 10 mijë vaksina. Në muajin shkurt do të vinin pak më shumë se 30 mijë vaksina. Pjesa tjetër, prej rreth 450 mijë dozash, vijnë pas muajit korrik. (Q3-Q4 Quarter 3- Quarter4 2021 ose Tremujori 3 dhe Tremujori4 i 2021).

Rama bën fushatë për PS-në me një dorë vaksina

 

Pra, me shumë gjasë, e gjithë kjo lojë se kush po përfiton nga vaksina dhe kush jo, është thjeshtë një çark për të simuluar sikur për vaksinimin po debatohet realisht. Në fakt vaksina nuk ka, për një proces real do të diskutohet ndoshta vitin e ardhshëm, në 2022. Por problemi i Ramës është që atij kjo fushatë i duhet për vota, ndaj nuk po lë gur pa lëvizur që të duket si e vërtetë.  

©Lapsi.al



13 Comments

    1. Eh, erdhi koha te qajme si ne kohen e Migjenit:

      Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
      kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
      kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
      që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
      edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
      të tan jetën e vet derisa të vdesin.

      e mbi ta n’ajri, si në qesendi,
      therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
      profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
      shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
      mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
      asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
      balli që e ka, syt që e shprehin,
      buzët që më kot mundohen ta mshefin –
      janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
      t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
      mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
      me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

      mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele,
      zhele fund e majë, flamujt e një shprese
      t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.

      mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
      nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
      mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
      lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
      kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
      kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
      edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
      n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
      dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat
      që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

      mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit
      dridhet posi flaka e mekun e qirit
      nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
      ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
      ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
      tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,
      e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
      mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
      foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
      e ama s’e don, por vetëm mallkon.
      vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
      ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
      mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
      të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
      ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
      kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
      mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
      don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
      atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit
      kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
      dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
      një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
      nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
      qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.

      mjerimi punon, punon dit e natë
      tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
      tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
      e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
      shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
      në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.

      mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
      buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
      trupin përmendore e një tregtis s’ndytë,
      që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
      dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
      ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

      mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
      -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
      por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë,
      mund që t’len kujtim ditën e dikurshme
      kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
      nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
      kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
      plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
      ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
      kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem –
      thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.

      dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
      mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
      mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
      në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
      të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
      n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
      e gota e turbull, gota satanike
      tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
      dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
      nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
      tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt
      kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
      mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
      dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

      mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
      dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh,
      që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
      ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

      mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
      mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
      t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
      i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
      tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

      mjerimi asht një njollë e pashlyeme
      n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
      dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
      ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj!!

  1. PO PEDERI NUK ZGJEDH PO DO VETEM ME JA RRAS KARIN NE GOJ TRADHTARI I TRADHTAREVE GRINDAVEC IDIOT GOJ WC SI BATON STANISHIQI E VUQIQI QENI LANGOI BETHQIMI

  2. Mbreteresha e Anglise qe priti rradhen me siguri nuk ishte personalitet them une. Ky me kaq vaksina sa lypi nuk ja del as per banoret e 1 pallati. Pastaj a nuk ishin mjeket, mesuesit dhe policet te paret? Apo nderron plani cdo jave

  3. Nga tabela qe ju keni treguar dhe shpjeguar duket dhe thuhet, Q3 – Q4. Ju thoni: Pjesa tjetër, prej rreth 450 mijë dozash, vijnë pas muajit korrik. (Q3-Q4 Quarter 3- Quarter4 2021 ose Tremujori 3 dhe Tremujori4 i 2021).
    Shpjegim shume i qarte vetem se Edi Rama ka premtuar qe ne mars, prill, maj vijn vaksinat edhe nga kompani te tjetra asta zenika dhe nga Covax. Nese keto vaksina nuk vijn atehere zgjedhjet jane me 25 prill dhe do i bie bumerang propaganda qe po ben.
    Une shpreoj qe ato te vijn jo per ti dal llafi qeverise po per qytetaret dhe po nuk erdhen duhet qe te gjithe ta ndeshkojn me vote.

  4. Të ishin realisht personalitete të nderuara në rradhë të parë nuk do pranonin kurrë të bëheshin letër higjenike e Ramës dhe as që do e mendonin që të bënin vaksinën në bazë të famës së tyre.

  5. O Robqir KM, ma gjej nje vend te botes qe i ben vaksinat ne baze te kriterit te te qenit “personalitet”. Ato qe ti i quan perosnalitete, ta bejne kur tju vije radha si gjithe te tjereve. Pse sjell nga nje qeske me vaksina per propagande nuk eshte faji i ‘jo-personaliteteve”. Trap zalli KM

  6. Akoma nuk e keni kuptuar se deri në 25 prill EDrama do të bëjë gjithfarë maskarallëqesh vetëm për të marë vota ?
    Përqafoi publikisht një ish kriminel vrasës të sigurimit, 100 vjeçar e shfrytëzoi rastin që tju bëjë thirrje gjithë “veteranëve” komunistë që të votojnë për te, duke e ndjerë se edhe komunistët kanë filluar ta urrejnë për gjuhën rrugaçe e hajdutllëkun e hapur..
    Demek për ta rregulluar e për tu shitur si i pa anshëm, veteranë të “preferuar” cilësoi edhe aktorët e vjetër të cilëve ju a prishi shtëpinë e tyre, Teatrin.
    Në ate kokën e tij si e Duçes , truri i punon vetëm si të grumbullojë sa më shumë vota duke mashtruar e gënjyer.
    Bredh tani çdo ditë së bashku me Lali Plehun , si Coli me Lolin me çelsa në duar për të mbledhur vota me ato pak shtëpi të ndërtuara nga fondet e BE.
    Në asnjë vend të botës nuk ka ndonjë kryeministër që të shkojë në aeroport e të presë një kuti vaksinash, apo të shkojë nëpër qytete kur bëhen 100 vaksina.
    E pse e bën këtë ?
    Meqë dështoi me gjithshka, edhe me vaksinat, kujton se mund të fitojë një vaksinë një votë.

  7. Prej vitit 2001, ky njeri quhet kryetar i Partisë Republikane dhe zgjidhet gjithmonë si deputet i listës së PD.

    Prej vitit 2008, atij iu bë fat tragjedia e Gërdecit dhe fakti që nëse ai hapte gojën në proces, djali i kryeministrit ishte në burg. Prej asaj dite, familja Berisha është në fakt në shërbim të tij.

    Ai po ashtu është nismëtari i procedurës për t’i kthyer atyre klubin “Partizani”. Çdo përdredhje e Lulit që bën sikur nuk e përfill, përfundon gjithnjë në një marrëveshje të minutës së fundit.

    Ai është njeriu me të cilin nuk duan të bëjnë shaka, se ruan dëshminë e një krimi me 26 të vrarë.Cfare di tju beje juve shpellkare te cecenit salih ky shkul llaku duke ju shkruajtur disa rreshta alla salih dhe ju te gjithe filloni dhe Bini me dore tirane durres me arka bosh,me vone keni dhe supe me lakuriq kinez nga guzhunjeri VirusSalihu

  8. Jeni te verber apo shejtane.
    Kanadaja (qe eshte ne G 7) gjer tani sḱa bere asnje vaksine dhe do filloje nga qershori
    Ore jeni bere hale fare,shkoni ne Itali apo France etj nje mut te madh do te hani .Presidenti hajdut eshte bere i pabesueshem dhe ka hallin e vet.
    Ndoshta duhet ta bej Fahri Balliu perpara Kadarese sepse ka vjedhur dhe ska lene gje ne fytyr te tokes pa bere.
    Varrin vehtes po i beni.Askush nuk e rruan per Shqiperine,dje,sot dhe neser.

  9. KRYEMINISTER HIPOKRIT, MOS MASHTRO DUKE BERE PROPAGANDE PAS ÇDO VAKSINE!

    Shqiptaret, pikerisht jane ne vendin e fundit si ne te gjithe aspektet e tjera jetesore edhe ne sherbimin shendetesor, krahasuar me te gjitha kombet e Europes lindore dhe jugore.

    Shqiptaret, pikerisht per shkak te korrupsionit te madh politik dhe pergjegjesise 30 vjeçare te establishmentit pushtetar kriminal PS+PD+LSI, kane marre rruget e botes dhe po braktisin vendlindjen, madje edhe me shume se popujt e kombet ne lufte te Sirise e Afganistanit.

  10. GRAFIKU I VAKSINIMIT DUHET TE BEHET SI KUDO NE BOTE:

    1- GRUPET NJEREZORE TE RREZIKUARA PER GJENDJEN SHENDETESORE.

    2- GRUPET NJEREZORE TE RREZIKUARA QE JANE NE KONTAKT ME VIRUSIN.

    3- GRUPMOSHAT MBI 90 VJEÇ, PASTAJ MBI 80 VJEÇ, PASTAJ MBI 70 VJEÇ, DHE VAZHDON …

  11. Tigani ne zjarr dhe peshku ne det.
    Kur te vije rradha,ne europe nuk ecen je PS apo me PD por je shqiperi.
    Shqiperi eshte sic e ka thene Bismarku,shprehje gjeokrafike.
    Por politika e ben dhe mushken me barre.
    Shqiptaret kane pordhe dhe dembela.Hajdute dhe bandite.
    Pse me Shkullakun apo Bushatin do ti marrim vaksinat.
    Aty rrini dhe beni pazar me mallin e tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *