• |
ide | kryesore

Vlorë, i moshuari gjendet i mbytur pranë Urës së Bratit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës njofton se në afërsi të Urës së Bratit në qytetin bregdetar, është gjetur trupi i pajetë i një 74-vjeçari. Sipas policisë, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e të moshuarit, duke nënkuptuar se ai mund të ketë ndërruar jetë nga mbytja.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *