• |
ide | kryesore

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë identifikuar  dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të vrasjes në Fier, ku viktimë mbeti Shkëlzen Kastrati.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se janë shpallur në kërkim Albert Zaja, 37-vjeç, Elmir Tufa, 29-vjeç, Elson Xhecuka, 27-vjeç, Silvio alias Roland Cara 39-vjeç.

Theksohet se Albert Zaja është person me precedent penal dhe ka disa çështje të hapura në gjykatën e Krujës.

Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *