• |
ide | kryesore

Debati për vaksinimin/ Rama i përgjigjet Metës: Qenka diktaturë e ndarje klasore të vaksinosh Tinka Kurtin?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë teksa është ndalur tek vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç që nis të dielën. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier, Rama iu është përgjigjur zërave kritikë, siç ishte dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai tha se sipas Metës, është diktaturë që të vaksinohet aktorja Tinka Kurti, ndërsa shtoi që më këtë nismë iu jepet mesazhi qytetarëve që duhet të vaksinohen.

Rama: Sa për vaksinën, ju e shihni se ç’po ndodh ne Evropë dhe botë në përgjithësi. Shumë janë në hall, dhe në këtë mes ka halle e halle, tjetër është Gjermani, Itali e tjetër ne, si dhe tjetër 140 shtete që akoma se kanë marrë e s’dihet kur do e marrin vaksinën.

ne për fat të mirë e kemi nisur vaksinimin, s’jemi në kategorinë e Izraelit sigurisht që e pagoi vaksinën me 3-fishin e çmimit para se vaksina të prodhohej, duke rrezikuar që në rast se vaksina nuk aprovohet lekët ikin në lum, ndërkohë vendet e tjera se kanë bërë një gjë të tilla.

Tani kemi një fabrikë që përgjigjet për gjithë botën. ne kemi bërë çfarë mundën, bëra lypsarin në Amerikë dhe morëm një kontratë. Tani ka filluar lëvrimi, brenda marsit e gjitha sisa që do vinte mesi i janarit do të vijë, me Pfizer vijojmë çdo ditë kontaktet për ta ofruar dozat. brenda marsit mbarojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, mbarojmë dhe vaksinimin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit. Ne në shtëpitë e të moshuarve kemi 437 që janë pa njeri, dhe 300 personel.

Unë thashë se do e fillojmë vaksinimin me disa personalitet që i kanë dhënë shumë vendit dhe që nuk duhet t’i kujtojmë vetëm kur marrim lajmin që u ndanë nga jeta, dhe prandaj duam t’i ndihmojmë me vaksinimin, dhe flas për personalitet 80+, s’thashë hajde marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë, dikush thoshte genocid, Meta thoshte diktaturë, ndarje klasore.

Pra qenka ndarje klasore që Tinka Kurtin ta vaksinosh, apo dikë tjetër mbi 80 vjec, apo Alfred Moisiun. Jo, si të tjerët ata do vaksinohen , dhe kjo është ndihmë që i jepet fushatës që duhet të vaksinohemi në kushtet kur kemi lloj sharlatanësh që flasin për cipa dhe kështu Bill Gates do mbledhë thashethemet e e këtyre për të bërë çfarë.



11 Comments

  1. Po bastard mendor. Ti idjot funksional duhet te mesohesh me iden qe nuk ke fuqi te vendosesh as per jeten e pjelles tende e jo me tej o letyr dhe familje letyr.

  2. Ore se duam fare vaksinën e vdekjes.O dele ka plasur hapur virusi është artificial ka dalë nga laboratori në Wuhan dhe Kinës dhe Kill Gates do ti shkërdhehet nëna

  3. T’U vije turp atyre ”personaliteteve” po u bene pjese e propagandes djallezore te ketij te pafytyri. Te gjithe te moshuarit jane personalitete ne familjet e tyre. Ky po e mbush kupen perdite, mjer ky popull ne duart e kujt eshte…ky as skuqet as zverdhet nga genjeshtrat dhe mashtrimet.

  4. epo te arrish deri ne kte pike qe te vleresosh jeten e dikujt me shume se te dikujt tjeter. e moret vesh o popull e nxori koken tani ne fund nuk duroi dot

  5. Asnje vend europian nuk ka bere nje perzgjedhje te tille.

    Eshte vendosur thjesht kush eshte mbi 80 vjec e keshtu ne vazhdim…

    Kjo e ketij palloshi eshte vertete diskriminim, jeta e tjetrit nuk vleresohen nga shteti qe cfare ke bere me pare, per kete jane pensionet e vecanta, etj JO VAKSINA

  6. Me gjithe respektin per figurat e medha, nena ime 85 vjecare eshte me r rendesishme per mua o debil. Kush je ti qe denon me vdekje prinderit tane qe nuk jane “figura” sipas teje. Vaksino edhe Taqken e Netken pas vdekjes. GOMAR.

  7. Me ardhjen tende ne krye te PS humbi jo vetem PS po gjithe vendi..Tinka Kuri apo Reshati pavaresisht se jane mbi 80 -tat duhet te jetojne po cfare te themi per ata qe jane te rinj? Dje vdiq nga covidi nje shoku im 49 vjec duke lene ne rruge te tre vajza te mitura dhe gruan .!Kjo eshte politika jote e seleksionimit dhe ne skemi per ta harruar kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *