• |
ide | kryesore

Durrës, 42-vjeçari arrestohet për trafik droge

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas, i cili ishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike u arrestua sot nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Bie në prangat e policisë një 42-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, ndaluan shtetasin L. S., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në vitin 2017, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i mjeteve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *