• |
ide | kryesore

Dyshohet se përdhunoi një 14 vjeçar, policia arreston ish-drejtorin e Teatrit Kombëtar

-Instant, Lajme, Planet



Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dhimitris Ligniadhis është arrestuar nga autoritetet poolicore pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. 55-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga posti në 5 shkurt pas denoncimeve të shumta ndaj tij për sulme seksuale, të cilat ai vetë i ka mohuar.

Ndërkohë që ditën e djeshme ka qenë një 19-vjeçar, I cili ka deklaruar se Ligniadhis e kishte përdhunuar kur ai ishte 15-vjeç. Sakaq për ngjarjen Ministria e Kulturës ka dalë me një deklaratë zyrtare ku shprehej se nuk kishte dijeni për këto abuzime që ish-drejtori kishte bërë.

Partitë opozitare greke kanë sulmuar ministren e Kulturës dhe kryeministrim Mitsotakis, të cilin e cilësojnë si një mik të Ligniadhis, ndërsa akuzojnë ministrinë se nuk ka marrë masat në kohë për ta hequr nga puna drejtorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *