• |
ide | kryesore

Gjykata i thotë jo lirimit me kusht të Navalny-t, nuk marrin fund telashet për liderin e opozitës ruse

-Instant, Lajme, Planet



Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny do të qëndrojë pas hekurave pasi një gjykatë ruse refuzoi pjesërisht apelin e tij mbi dënimin me burg prej dy vite e gjysmë. Gjatë një seance të mbajtur këtë të shtunë, Navalny u shpall fajtor për shpifjen ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore dhe u gjobit me 850,000 rubla (11,480 dollarë).

Këtë mëngjes, në Gjykatën e Qytetit të Moskës, gjyqtari shkurtoi dënimin e aktivistit me një muaj e gjysmë, pasi mori parasysh kohën që kaloi në arrest shtëpie nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015. Avokati i Navalny Olga Mikhailova i bëri kërkesë gjykatës që të lirojë klientin e saj menjëherë, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

Gjykata dha dënimin kundër Navalny-t në datë 2 Shkurt, pasi vendosi që ndërsa Navalny ishte në Gjermani, ai shkeli lirimin me kusht në lidhje me një dënim të marrë në vitin 2014. Dënimi me kusht u zëvendësua më pas me dënim me burg. Navalny u arrestua fillimisht nga shteti rus në janar pas mbërritjes së tij nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi nga Novichok, për të cilin ai fajësoi qeverinë ruse. Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje.



1 Comment

  1. O gazetarucat e Lapsit, Navalny nuk eshte lideri i opozites Ruse, ate nuk e mbeshtesin as 10% e popullsise. Ai eshte nje populist ordiner qe nuk gezon asnje mbeshtetje ne popull por eshte katapultuar nga USA dhe Europa si lider i Opozites. Ruset nuk jane budallenj si puna jone, qe te mbeshtesin nje person te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *