• |
ide | kryesore

“Ibra në Sanremo, po Lukaku?” Përgjigja e Contes është brilante

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic do të jetë prezent në Sanremo. Ndoshta nuk është cështje që i takon fare Antonio Conte, por në prag të derbit të Milanos, ku përplasen dy skuadrat e kreut, ngacmimi i gazetarëve nuk ka munguar në konferencën për shtyp të teknikut të Inter: ‘A do ta lejonit Lukakun të shkonte në Sanremo në këtë moment të sezonit?’ E përgjigja e Contes është brilante: “Duhet të këndojë nesër në San Siro…”.

Tekniku i Inter mundohet të mbajë të qetë skuadrën përpara një ndeshje derbi, që mund të jetë ajo më e rëndësishmja e viteve të fundit: “Eshtë ndryshe në krahasim me vitet e kaluara, sepse i takon kreut të renditjes ku sfidohen dy skuadrat e para. Eshtë një ndjesi e bukur për Milanon kjo që luhet në këtë ndeshje. Derbin duhet ta fitosh për cështje krenarie e klasifikimi” vlerësoi tekniku i Inter.

Natyrisht, parakalimi i zikaltërve në javën e fundit, pas ndalesës së papritur të Milan ka sjellë tjetër atmosferë në kampin e Inter, që mund të jetë një avantazh psikologjik në ndeshjen e të dielës: “Qetësi. Duhet gjithnjë të punojmë me entuziazëm e vendosmëri. Nëse klasifikimi të buzëqesh duhet të kesh akoma më tepër entuziazëm për të bërë mirë”.

Ibra në ndeshjet e fundit ka arritur gjithnjë të shkojë në gol kundër Inter dhe ky mund të jetë problemi kryesor për Conte: “Ibra po i jep shumë Milanit. Na ka bërë gol në ndeshjet e mëparshme, por nuk është e thënë që do të bëjë sërisht. Ne duam të fitojmë derbin. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *