• |
ide | kryesore

Nga dëmshpërblimet tek ligji i lustracionit,PD program për të përndjekurit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot programin e PD-së për të pëndjekurit politikë. Në fjalën e tij, Basha ka premtuar ndër të tjera:

  • Dëmshpërblim të plotë për të përndjekurit brenda mandatit
  • Ngritjen e Muzeutë të Viktimave të Komunizmit
  • Ligj për lustracionin si kërkesë falje për 30 vite

“Partia Demokratike ka marrë angazhime konkrete dhe të zbatueshme në raport me të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.  Atyre iu është bërë një dëm i pakthyeshëm në jetët e tyre dhe sa më shumë që e vonojmë këtë shpagim të vogël, aq më shumë rëndon mbi ne, dëmi që i është shkaktuar… të persekutuarit … sot e kësaj dite nuk kanë një gur varri ku të kujtojnë prindërit apo të afërmit e tyre… angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar… Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, … që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre”, tha ndër të tjera Basha.

Ai shtoi se do të dënohen të gjitha simbolet e komunizmit, ndërsa në shkolla do të ketë një edukim të veçantë për këtë periudhë.



5 Comments

  1. Mbetet mister nese Basha po godet me kete ligj “atin” e tij politik Sali Berisha, i cili per 30 vite me radhe nuk ka lene gur pa levizur per ta bllokuar dhe zbutur.

    Ish kryeministri ka nje akuze te p[a vertetuar nga ish i perndjekuri poliutikm Hysen Shoshori, qe e evidenton Berishen si njeriun qe i ka dale deshmitar ne gjyq dhe ka kerkuar madje dhe denimin me vdekje per te!

    “Njeriu qe ka ndikuar drejtperdrejt per denimin time me vdekje ishte Sali Rama Berisha”, ka deklasruar Hysen Shoshori, te cilit denimi me vdekje ne vitin 1975 iu kthye ne denim te perjetshem!

  2. Me i paftyre,hipokrit dhe bukeshkale.
    PD per 20 vjet qe erdhi ne pushtet sepse do te i jepte te zotit pronen dhe demshperblimet per pronaret.
    Sali e ndau token tama si komunist dhe te perndjekurit nuk i dha asgje.
    PS me gjithese e majte i demshperbleu pronaret.
    Ky Basha eshte tamam genjeshtar dhe i pacipe,pa karakter fare.Kete pune e kreu PS me se miri.
    Ik more edepsez as ne hale nuk vete me ty.

  3. na hapet barkun, 8 vjet ishit ne pushtet e perfunduan ish te perndjekurit duke u vetdjegur me benzine para parlamentit

  4. Pavarsisht se jam nje votues i djathte tradiconalisht, e verteta eshte se e djathta ne Shqiperi ka bere shume me pak per pronaret dhe ish te perndjekurit ne krahasim me te partite e qendres se djathte ne ish vendet komuniste. Gjithsesi, opozita duhet te fitoje kesaj radhe per t’i dhe fund arrongaces, poshterimin, hajduterise se bandes rilnidje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *